• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zafir Berisha mbështet Fatmir Mehmetin!
e Diel, 17 Nëntor 2013 12:54

zafir_berisha_ldkDragash, 17 nëntor 2013
- Bashkimi Demokratik (BD), në balotazhin e 1 dhjetorit do ta mbështesë edhe në Dragash kandidatin e LDK-së, Fatmir Mehmetin. Koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike do të zyrtarizohet sot në Prizren, mësojnë burimet e Radio Sharrit. “Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Dragash, do të nënshkruaj sot marrëveshje për bashkëqeverisje me Bashkimin Demokratik”, tha për Radio Sharrin, kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Fatmir Mehmeti.
Merret vesh gjithashtu, se dega e LDK-së është duke zhvilluar negociata edhe me drejtuesit e koalicionit, CDU-ZGL, të cilët kanë fituar më së shumti vota në trevën e Gorës, duke e lënë prapa koalicionin VAKAT. Gjithashtu, negociata për koalicion, LDK-ja po bën edhe me kryetarin e koalicionit, SDA-SDSG, Nasuf Brenollin.
Në zgjedhjet e 3 nëntorit, kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, ka marrë 5096 vota, ndërkaq kandidati i LDK-së, Fatmir Mehmeti, 4613 vota. Ndër subjektet gorane, kandidati i CDU-së, Safet Kushi, ka marrë 2145 vota, gjithsej 587 vota më shumë se kandidati i koalicionit VATAN.


Share