• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Trend negativ i daljes së votuesve!
Nga: Evropa e Lirë   
e Hënë, 09 Nëntor 2009 23:17

forumi2015
Pjesëmarrja në votime, në Kosovë, po shkon kah rënia. Një studim i “Forumit 2015” tregon se shkaqet kryesore ndërlidhen me mungesën e ofertës politike, e cila i bën qytetarët të mendojnë se vota e tyre është e pafuqishme.
Që nga viti 2000 deri në vitin 2007, në Kosovë është shënuar një trend negativ i pjesëmarrjes së qytetarëve në votime. Derisa në vitin 2000, pjesëmarrja ka qenë 79 për qind, në zgjedhjet e fundit të 2007-ës, votuan vetëm 40.10 për qind.
Një studim i bërë nga “Forumi 2015” vë në pah se pakënaqësia dhe zhgënjimi me politikën, vota e pafuqishme dhe korrupsioni në politikë, janë ndër shkaqet që çojnë në abstenimin e votuesve.
Luan Shllaku, nga “Forumi 2015”, shpjegon më tepër për këtë studim:
“Mungesa e një oferte të mirë politike, i bën qytetarët të mendojnë se vota e tyre është e pafuqishme. Ata nuk janë të kënaqur me performancën e partive politike, sidomos kur ato janë në pushtet. Në anën tjetër, nuk janë të kënaqur as me partitë politike, kur janë në opozitë, sepse mandati i tyre është që në mënyrë shumë efikase ta vënë para përgjegjësisë pozitën”, thotë Shllaku.
Shtatë ditë para zgjedhjeve lokale, partitë politike kanë intensifikuar fushatën, në përpjekje për të marrë votën e qytetarëve. Megjithatë, shoqëria civile alarmon se, as kësaj here, nuk ka interesim të shtuar të qytetarëve për të dalë në votime.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, partisë në pushtet, Xhavit Haliti, pajtohet se qytetarët mund të jenë të pakënaqur me situatën aktuale. Por, kjo, sipas tij, nuk duhet të jetë arsye e qëndrimit të tyre në shtëpi më 15 nëntor. “Megjithatë, dalja e qytetarëve në votime do të ndikonte shumë pozitivisht në të ardhmen e tyre dhe do të ndikonte ajo që të ketë votime të mira dhe të lira, pa probleme në rritjen e përgjegjësive që i marrin ata që vijnë në pushtet”, shprehet Haliti.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i opozitës, Blerim Shala, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vëren se dëshpërimi i qytetarëve ka marrë përmasa shqetësuese. Ai një pjesë të fajit hedh tek qeveria aktuale si dhe tek fushata që po bën kryeministri Thaçi me premtimet për ndarjen e miliona eurove nëpër komuna. “Kemi një inflacion të premtimeve marramendëse për ndryshimet e menjëhershme të gjendjes në Kosovë, që është e pamundur. Ne e kemi një buxhet shumë të limituar, i cili nuk do të ndryshojë në 3-4 vjetët e ardhshëm. Pa marrë parasysh se kush i fiton zgjedhjet dhe kush do të jetë në qeverinë qendrore, nesër e pasnesër, ai nuk mund të bëjë premtime të tilla, të cilat nuk mund t’i realizojë, sepse kjo ndikon në fuqizimin e ciklit të mosdaljes së votuesve”, thekson Shala.
Kritika në adresë të qeverisë aktuale, por edhe të atyre të mëparshmeve vijnë edhe nga shoqëria civile. Drejtori i Institutit KIPRED, Ilir Deda, thotë se të gjitha subjektet politike bartin pjesën e fajit për rritjen e mosinteresimit të qytetarëve për proceset politike, në këtë rast për zgjedhjet. “Qeverisja LDK-AAK ka qenë një qeverisje, të cilën ne të gjithë kemi dashur ta harrojmë. Pas saj vjen qeverisja PDK-LDK, e cila faktikisht po na tregon se gjithnjë mund të qeveriset edhe më keq”, thotë Deda.
Xhavit Haliti hedh poshtë pretendimet se mospuna e qeverisë ka rritur mosinteresimin e qytetarëve për zgjedhje. Ndërsa, rreth gjetjeve se edhe korrupsioni ka një ndikim, Haliti u sugjeron qytetarëve që të mos akuzojnë qeverinë, por t’u drejtohen gjykatave. “Askush nuk e padit askënd. Të gjitha mbesin në tymnajë”, shprehet Haliti.
Por, aktivistja për të drejtat e grave, Hamide Latifi, i kundërpërgjigjet Halitit, duke thënë se situata në terren tregon se gjetjet qëndrojnë. “Nuk po flasim në hava. S’jemi duke folur në ujë. Jemi duke folur për sende që i shohim dhe i prekim. Ne e nisim shtëpinë, e për 20 vjet nuk mund ta bëjmë një fasadë. Deputeti e nis dhe e kryen për 2 muaj”, thotë Latifi.
Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë, janë të gjashtat me radhë, që nga paslufta, ndërsa të parat në Kosovën e pavarur.
Shoqëria civile kërkoi sot nga qytetarët që me gjithë pakënaqësitë e tyre, më 15 nëntor, megjithatë, të hedhin votën.
Kjo thirrje po bie ndesh me atë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka nisur tashmë një fushatë për t’i bojkotuar zgjedhjet, në përpjekje, siç thonë drejtuesit e saj, për të penguar decentralizimin në vija etnike.
Share