• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Hënë, 16 Nëntor 2009 09:45

Prishtinë
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të mbyllura të gjitha vendvotimet në Kosovë, duke konfirmuar kështu përfundimin e zgjedhjeve të sivjetme lokale, me një pjesëmarrje prej 45.36 % të votuesve, ndërsa konfirmoi pjesëmarrje shumë të ulët të serbëve lokalë në këto zgjedhje.
Përqindja më e madhe e pjesëmarrjes në zgjedhje, siç tha Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-së, është shënuar në Skenderaj, me 66%, e ndjekur nga dy komunat e reja, Mamusha dhe Hani i Elezit, me rreth 60%, ndërsa pjesëmarrja më e vogël është shënuar në Zubin Potok, me 0,64%.
Prishtinë - Komisioni Qendror Zgjedhor ka arritur që sot, në orët e hershme, t’i japë rezultatet preliminare për vetëm 9 komuna, kryesisht të vogla, apo të sapokrijuara, në bazë të procesit të decentralizimit.
Rezultatet preliminare janë prezantuar në orën 04:00 të mëngjesit, nga kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, e cila ka rikujtuar faktin se, këto rezultate mund të pësojnë ndryshime, pasi aty nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta, dhe votat përmes postës. Rezultatet më të plota janë paralajmëruar për sot, në orën 19:00, ndërsa rezultatet preliminare të KQZ-së, sa i përket garës për kryetar të Dragashit, janë këto: Burim Piraj (AAK) - 878 vota, Salim Jenuzi (PDK) - 4.962 vota, Fitim Tefiku (AKR) - 392 vota, Çasip Kushi (Vakat) - 1.609 vota dhe Halim Shemsidini (LDK) - 4.652 vota.
Prishtinë - Koalicioni i OJQ-ve vendore “Demokracia në Veprim”, ka dhënë rezultatet paraprake për 4 komuna. Sipas rezultateve të këtij koalicioni, të cilat u publikuan sot herët, në Malishevë ka fituar PDK-ja, ndërsa në Suharekë do të ketë balotazh mes AAK-së dhe PDK-së. Sipas “Demokracisë në Veprim”, në Malishevë, kandidati i PDK-së për kryetar komune, ka fituar 50.09%, i pasuar nga kandidati i LDK-së, me 34.43%, AAK-së me 2.85%, LDD-AKR 2.55% dhe kandidati i pavarur me 10.06%.
Në Suharekë, është e sigurt, se fituesi për kryetar të komunës do të dihet, pas balotazhit, ku do të garojnë kandidati i AAK-së, me atë të PDK-së.
Në raundin e parë, kandidati i AAK-së ka fituar 35.59%, ndërsa ai i PDK-së 31.80%.
Prishtinë - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, festoi pas mesnatës fitoren e partisë së tij, në 20 komuna të vendit, ndërsa kandidati i Prishtinës, nga radhët e LDK-së, Isa Mustafa, festoi fitoren e tij bindëse ndaj rivalëve politikë, duke fituar, që në raundin e parë. Hashim Thaçi, tha se fitorja e PDK-së është fitore e Kosovës evropiane. Ai konfirmoi se PDK-ja ka shënuar fitore bindësi në Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Skenderaj, Rahovec, Klinë, Kaçanik, Drenas, Obiliq, Dragash, Malishevë, Suharekë, Vushtrri, Lypjan, Shtime, Shtërpcë, Han i Elezit dhe Viti, ndërsa, sipas tij, ka rezultate pozitive edhe në disa komuna të tjera.
Prishtinë - Simpatizantët e LDK-së kanë festuar fitoren e Isa Mustafës në Prishtinës, i cili, sipas Shtabit të tij, ka fituar në raundin e parë, pa ia dhënë shansin kundërkandidatëve për balotazh. Mustafa tha se, menjëherë pas rezultateve të publikuara, e ka thirrur në telefon kandidati i PDK-së dhe ia ka uruar fitoren.
Ndërkaq, garë interesante do të zhvillohet në Gjakovë, ndërmjet kandidatit të AAK-së, Pal Lekaj dhe kandidates së koalicionit AKR-LDD, Mimoza Kusari-Lila. Po ashtu, zgjedhje interesante për balotazh do të zhvillohen edhe në Gjilan, në Suharekë dhe në Shtime.
Në anën tjetër, partitë tjera politike deklarojnë për shumë keqpërdorime në nivel vendi, përfshirë këtu AKR-në dhe LDD-në. Të dy këto parti thanë se do të bëjnë ankesë në KQZ, për, siç thanë, manipulim rezultatesh.
Prishtinë - Maturia që treguan qytetarët, ishte dëshmi e pjekurisë së shtetit të Kosovës, deklaroi në një konferencë shtypi, pas zgjedhjeve, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili shpalli fitoren e PDK-së në gjithsej njëzet komuna. Për të, këto zgjedhje ishin edhe referendum për ta dëshmuar qeverisjen e mirë në Republikën e Kosovës.
Sipas rezultateve paraprake, që u prezantuan nga Partia Demokratike e Kosovës, kjo parti, në nivel vendi, ka fituar mes 38 dhe 43 për qind të votave, ndërkohë që, sipas PDK-së, ajo ka fituar rreth 70 për qind të votave, në nivel komunash.
Prishtinë - Zgjedhjet e para që u mbajtën dje në Kosovën e pavarur dhe rrjedha e tyre, kanë zgjuar interesim të madh tek mediat e huaja, të cilat kanë theksuar se zgjedhjet kanë rrjedhë të qeta dhe pa incidente të mëdha, përkundër faktit se, më pak se 50% e votuesve kanë vendosur të votojnë. Procesin zgjedhorë, mediat e ndryshme e karakterizojnë si test të parë të vërtetë për demokracinë kosovare.
Një pjesë e përqendrimit të shtypit të huaj, e ka marrë pjesëmarrja e serbeve në këto zgjedhje, e cila, sipas tyre, është shenja e vërtetë e përparimit demokratik të Kosovës dhe përfshirjes përfundimtare të serbeve në strukturat legale të shtetit.
Nga ana tjetër, mediat serbe vazhdojnë të përsërisin deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, i cili i quan këto zgjedhje ilegale, por që ka thënë se Serbia nuk do të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj bashkëkombësve të vet, të cilët vendosën që, megjithatë të votojnë.
Prishtinë - Edhe tri raste të reja me gripin A/H1N1 janë konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë brenda 24 orëve të fundit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se pacientët nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se janë duke u trajtuar, sikurse edhe pacientët tjerë të konfirmuar deri më tani me këtë virus.
Hoti shtoi se, me tri rastet e fundit, është ngritur numri i përgjithshëm i të infektuarve në 35.
Ministria e Shëndetësisë edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve, që të jenë sa më vigjilent dhe të merren masa të nevojshme dhe, nëse paraqiten simptome të gripit, të lajmërohen në qendrat shëndetësore, sa më parë.
Budapest - Policia e Hungarisë ka arrestuar tetë shqiptarë të Kosovës, në vendkalimin kufitar me Serbinë, Roske, të cilët kishin hyrë në territorin hungarez, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së këtij shteti, Sabolç Senti.
Agjencia hungareze e lajmeve MTI raporton se shqiptarët e Kosovës, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Hungari, në këmbë dhe pa dokumente identifikimi.
Ata janë hetuar përmes kamerave, me rreze infra të kuqe, të cilat ky shtet i ka vendosur në kufi për vëzhgim më të lehtë dhe më të sigurt.
Share