• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KQZ – Rezultatet e pjesshme!
Nga: Radio SHARRI   
e Hënë, 16 Nëntor 2009 13:44

nesrin-lushtaPrishtinë, 16 nëntor 2009 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet preliminare të votimeve, vetëm në nëntë komuna të vogla të Kosovës. Një pasqyrë më e plotë e rezultateve, pritet në mbrëmjen e së hënës. Ky institucion, nuk ka arritur të shpallë rezultatet preliminare për komunat kryesore të Kosovës, edhe pse një gjë të tillë ka premtuar se do ta bënte, pak orë pas mbylljes së vendvotimeve.
Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të shpalljes së rezultateve preliminare, KQZ-ja, pas orës 4:00 të mëngjesit, ka bërë të ditur rezultatet, vetëm për nëntë komuna të vogla të Kosovës.
Sipas KQZ-së, Komunën e Klinës e ka fituar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, i pasuar nga ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por pa sqaruar, nëse duhet raund i ri zgjedhor.
Në Obiliq ka fituar kandidati i PDK-së, i pasuar nga ai i LDK-së. Në Junik prin AAK-ja. Në Dragash PDK-ja. Në Mamushë udhëheq kandidati i Partisë Demokratike Turke. Në Ranillug, komunën e re kjo, e populluar me shumicë serbe, udhëheq kandidati i Iniciativës Qytetare për Komunën e Ranillugut. Në Shtime, sipas KQZ-së, fiton sërish PDK-ja, ndërsa në Han të Elezit prin kandidati i pavarur, Rufki Suma, dhe në Leposaviq prin kandidati i AAK-së.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka shpjeguar mbi pamundësinë e shpalljes së rezultateve për komunat e mëdha. “Ne nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme që të përgatisim rezultate për të gjitha komunat, andaj kemi punuar intensivisht dhe kemi arritur që t’i bëjmë këto rezultate”, është shprehur Lushta. Por, rezultate preliminare për katër komuna tjera, i ka dhënë rrjeti i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”. Sipas këtij rrjeti, në Suharekë prin AAK-ja, në Malishevë PDK-ja, në Podujevë fiton pa balotazh LDK-ja, ndërsa Graçanicën do ta drejtojë Bojan Stojanoviq.
Drejtuesi i koalicionit “Demokracia në Veprim”, Ismet Kryeziu, jep të dhëna të detajuara për secilën komunë: “Në Malishevë, për kryetar të komunës, me 50.09 për qind avancon PDK-ja, ndërsa LDK-ja me 34.43 për qind. Në Suharekë, PDK-ja ka 31.8 për qind, LDK-ja ka 31.30 për qind, ndërkaq AAK-ja 35.59 për qind”. Sipas “Demokracisë në Veprim”, Komunën e Podujevës e ka fituar pa balotazh Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht kandidati Agim Veliu. Ndërkaq, komunën e re me shumicë serbe, të krijuar tash, Graçanicën, sipas rezultateve të “Demokracisë në Veprim”, do ta drejtojë kandidati serb, Bojan Stojanoviq, i cili ka marrë 57.41 për qind të votave.
Ndryshe, rezultatet preliminare, pas mbylljes së vendvotimeve, i kanë shpallur edhe partitë politike. Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ka fituar në 20 komuna të Kosovës. Kryeministri, Hashim Thaçi, që drejton këtë parti, ka thënë se ndër qendrat e mëdha, PDK-ja ka fituar në Prizren, Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj.
Ndryshe, kryeministri Thaçi ka falënderuar dhe uruar edhe subjektet tjera politike, për fushatën e bërë gjatë katër javëve të fundit. “Urime të gjitha partive politike, urime të gjithë kryetarëve të zgjedhur, nga të gjitha partitw politike. Faleminderit të gjithëve për fushatën e qetë, të lirë dhe demokratike”, ka thënë Thaçi.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas nënkryetarit, Lutfi Haziri, ka fituar bindshëm në kryeqytet. “LDK-ja ka shënuar fitore të madhe në Prishtinë. Kryeqyteti ka dominuar me vota absolute”, ka thënë Haziri.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka fituar, që në raundin e parë në 4 komuna, ndërsa në 10 të tjera do të shkojë në balotazh.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se përveç tri komunave që ka udhëhequr deri më tash, Pejës, Gjakovës, Deçanit, ka fituar edhe në komunën e katërt, në Junik.
Ndërkohë, partitë tjera, Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, kanë kritikuar subjektet politike që kanë dalë me rezultate, para se ato t’i shpallte Komisioni Qendror Zgjedhor.



Share