• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kritika KQZ-së, për vonesë të rezultateve
e Hënë, 16 Nëntor 2009 14:08

vota
Analistët politikë në Kosovë i adresojnë kritika Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili, siç konsiderojnë ata, ka zvarritur procesin e publikimit të rezultateve preliminare.
Analistët për çështje politike në Prishtinë gjatë ditës së hënë presin qartësi më të madhe, sa i përket ecurisë së procesit zgjedhor nëpwr komuna, rezultateve të para të këtyre zgjedhjeve dhe rrethanave në të cilat u zhvilluan ato. Ata kritikojnë punën e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, në lidhje me shpalljen e rezultateve preliminare, të cilat u bënë publike në orën 4:00 të mëngjesit, pas shtyrjes së termineve, të parapara tri herë me radhë.
Analisti Dardan Gashi, mendon se aktivitetet e KQZ-së në këtë drejtim dhe pritja e shkaktuar, krijojnë pasiguri tek qytetarët dhe partitë politike, si dhe, siç shprehet ai, lënë hapësirë për dyshime, për manipulime gjatë procesit të numërimit të votave. “Mendoj se është për kritikë të madhe. Mendoj se është prapë një skandal, i dyti apo i treti me radhë i KQZ-së, këto ditë. Kjo, përveç se është e pahijshme, shton edhe frikën për manipulime, shton edhe pasigurinë tek votuesit dhe partitë politike. Kjo është diçka për kritikë masive”, thotë Gashi.
Ndërkohë, analisti Bardh Hamzaj nuk dëshiron t’i paragjykojë arsyet, në lidhje me zvarritjet e KQZ-së, sa i përket publikimit të rezultateve preliminare, por shprehet i habitur, në lidhje me këtë çështje “Është befasi, sepse ne dimë që KQZ-ja në këtë proces nuk ka qenë vetëm. E dimë që ka ekzistuar një ide për bashkëpunim me IFES-in, të jepen këto rezultate përmes sms-ve, dy orë, e më së shumti tri orë pas mbylljes së vendvotimeve. Të shpresojmë se e tërë kjo është në të vërtetë një pamundësi që teknikisht të përmbyllet procesi”, thotë ai, për të shtuar se, përveç mungesës së rezultateve preliminare zyrtare, Kosovës më 15 nëntor i kanë munguar dhe të dhënat e trupave apolitikë, që kanë mbikëqyrur procesin zgjedhor në vend.
Hamzaj pret më tepër qartësi nga të dhënat e Rrjetit Evropian të Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve (ENEMO), të përbërë nga 7 anëtarë, 12 vëzhgues afatgjatë dhe 108 vëzhgues afatshkurtër, që u akredituan më parë për të mbikëqyrur ecurinë e zgjedhjeve lokale në Kosovë “Unë pres një qartësim më të madh, për arsye se ne na mungonte qartësia apo vlerësimet e vrojtuesve të pjesëmarrësve indirektë në zgjedhje. Pres nga raporti i ENEMO-s, gjatë ditës së hënë, të qartësohet më shumë për atmosferën, për rrethanat në të cilat u mbajtën zgjedhjet e së dielës”, thotë Hamzaj.
Disa orë, pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën, partitë politike dolën me rezultatet e para për zgjedhjet në vend. Tri partitë kryesore, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, theksuan se kanë shënuar rritje në përqindje nëpër komunat e ndryshme në vend.
Analisti Gashi vlerëson se arritjet e këtyre partive, kanë qenë minimale dhe jo të tilla siç kanë pritur vetë partitë “Në përgjithësi, mendoj se të gjitha partitë i kanë arritur caqet e tyre minimaliste. LDK-ja ka mundësi të mbijetojë si fuqi politike. Ajo ka fituar Prishtinën - gjë që është e sigurt. Ndoshta ka shanse të rikthehet në ndonjë qendër të madhe. Në përgjithësi, të gjitha partitë i kanë arritur disa caqe minimale, ndërsa asnjëra nuk ka arritur ndonjë triumf”, shprehet Gashi.
Share