• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KQZ – rezultatet më të fundit paraprake
e Martë, 17 Nëntor 2009 11:36

kqz-emblema
 
 
 
 
 
 
 
 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), publikoi mbrëmë rezultatet preliminare për zgjedhjet lokale, sipas të cilave Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e kryeministrit Hashim Thaçi, prinë në nivel vendi, duke fituar shumicën e komunave të Kosovë, pesë prej të cilave pa balotazh.
Sipas KQZ-së, edhe dy partitë tjera politike, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë shënuar rezultate në nivel vendi.
LDK-ja ka fituar Prishtinën, Podujevën dhe Fushë-Kosovën, ndërsa AAK-ja ka fituar katër komunat e Rrafshit të Dukagjinit dhe në disa komuna është në balotazh.
Në Deçan ka fituar Rasim Selmanaj (AAK), i cili në raundin e parë ka fituar 76.7% të votave.
Në Gjakovë, fitoren e ka siguruar Pal Lekaj (AAK), duke fituar 52.8%, kundrejt Mimoza Kusarit (AKR-LDD), e cila u radhit e dyta, me 40.7%.
Në Drenas, ka fituar Nexhat Demaku (PDK), me përqindjen me të madhe të shënuar në këto zgjedhje, 89.9 %, ndërsa Halil Kuliqi (AAK) mori vetëm 10.1 %.
Në Gjilan, është një garë më e ngushtë, edhe pse Qemajl Mustafa (PDK) prinë me 38.4%, i pasuar nga Fatmir Rexhepi (LDK), me 27.6 % dhe Ahmet Isufi (AAK) e Jashar Ramadani (LDD), me 13.7, respektivisht 8.0 %.
Në Dragash, prinë Salim Jonuzi (PDK), me 39%, i ndjekur nga Halim Shemsedini (LDK), me 37.2%.
Në Istog, prinë Fadil Ferati (LDK) me 47.5%, i ndjekur nga Naim Imeraj (AAK), me 21.4 %.
Në Kaçanik, prinë Xhabir Zharku (PDK), me 48%, i ndjekur nga Tahir Çaka (AAK), me 26.7 %.
Në Klinë, Sokol Bashota (PDK), ka fituar 37.1 %, i ndjekur nga Enver Berisha (AAK), i cili ka fituar 32.2 %.
Në Fushë-Kosovë, ka fituar Burim Berisha (LDK), i cili në raundin e parë ka marrë 57.2%.
Në Kamenicë, prinë Begzad Sinani (PDK), me 33.3 %, i cili do të shkoj në balotazh me Ramadan Bashën (LDD), i cili ka fituar 23%.
Në Mitrovicë, kandidati i PDK-së, Avni Kastrati, ka fituar 39.4%, ndërsa pas tij ka mbetur Nexhmedin Spahiu i koalicionit AKR-LDD, me 22.8%, i pasur nga Mursel Ibrahimi (LDK) me 19.8 % dhe Hysni Ahmeti (AAK), me 15.5 %.
Në Lypjan, prinë Shukri Buja (PDK), me 45.9 %, i ndjekur nga Ymri Ahmeti (LDK), me 36.8 %.
Në Leposaviq, ka fituar Ardita Hasani (AAK).
Në Obiliq, Haki Mjekiqi (PDK), ka grumbulluar 32.3%, dhe në balotazh do të ballafaqohet me Mehmet Krasniqin (LDK).
Në Rahovec, kandidati i PDK-së, Qazim Qeska, ka fituar 35.6 % të votave, dhe në balotazh do të ndeshet me kandidatin e LDK-së, Ibrahim Kryeziun, i cili fitoi 22.3%.
Në Pejë, më së shumti vota ka fituar kandidati i AAK-së, Ali Berisha, 43.4 %.
Në Podujevë, ka fituar bindshëm kandidati i LDK-së, Agim Veliu, 50.2 %, duke lënë mbrapa kandidatin e PDK-së, Mmuhamet Latfin me 30.1%.
Në Prizren, prinë kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, me 31.2 %, i ndjekur nga Hanefi Muharremi (LDK), i cili mori 30% të votave.
Në Skenderaj, Shtime dhe Ferizaj, kanë fituar në rrethin e parë kandidatët e PDK-së, Sami Lushtaku, Naim Ismajli dhe Bajrush Xhemaili, të cilët fituan mbi 50 për qind të votave.
Në Suharekë, prinë kandidati i AAK-së, Blerim Kuçi, me 34.3 %, i ndjekur nga Ramë Vata i PDK-së me 32.2%.
Në Viti, prinë kandidati i LDD-së, kundrejt atij të PDK-së, ndërsa në Vushtrri, Bajram Mulaku i PDK-së, ka marrë më së shumti vota, 48.4%, i ndjekur nga kandidati i AAK-së, Muharrem Shabani, me 26.7%.
Në Malishevë, prinë kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, me 48 %, i ndjekur nga Jonuz Kastrati i LDK-së, me 31 %.
Në Junik, prinë kandidati i AAK-së, ndërsa në Han të Elezit kandidati i PDK-së.
Po ashtu, KQZ-ja dha shifra edhe për komunat e reja me shumicë serbe, Ranillug, Gracanicë dhe Kllokot, në të cilat kanë fituar, kryesisht kandidatët e komunitetit serb.
Ndërkaq, në Mamushë ka fituar një kandidat nga komuniteti turk.
Share