• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi - pas zgjedhjeve lokale!
Nga: Beqir BEQAJ   
e Mërkurë, 18 Nëntor 2009 10:27
Radio_SHARRI_-_Dragashi_-_01Rezultatet, të cilat ende nuk janë përfundimtare, nuk i konteston asnjë subjekt politik në Dragash, por vërehet se shumica prej tyre ndihen të zhgënjyer me të, ndonëse pati tendenca që të kremtohej fitorja, ende pa e thënë KQZ-ja fjalën e vet.
U bënë tre ditë që ka përfunduar procesi zgjedhor dhe, në komunën e Dragashit, ndonëse në shikim të parë duket se mbretëron një qetësi absolute, subjektet politike, duke mos i kontestuar zgjedhjet, kanë filluar angazhimin e tyre, për të fituar, qoftë edhe një votë më shumë se në raundin e parë, për balotazhin që do të zhvillohet për kryetar komune, midis kandidatit të PDK-së dhe atij nga LDK-ja, më 13 dhjetor. Edhe pse zyrtarisht fushata ende nuk ka filluar, në realitet, kanë filluar “punën” aktivistët partiakë, të cilët shfrytëzojnë të gjitha lidhjet e mundshme, shoqërore e miqësore, për të arritur deri tek votat.
Në këtë fushatë paraprake, më të angazhuar janë aktivistët e PDK-së dhe LDK-së, pasi kandidatët e  tyre për kryetar komune, do të përballen sërish në balotazh. Megjithatë, siç ndodh gjithnjë pas zgjedhjeve, në deklaratat e tyre, protagonistët e kësaj gare shprehen të kënaqur dhe njëkohësisht edhe të zhgënjyer. Më të kënaqur në këtë rast duken anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, sepse kandidati i tyre, Salim Jenuzi, ka fituar më së shumti vota nga të gjithë të tjerët. Të zhgënjyer, më shumë ose më pak, janë subjektet tjera, të cilat, siç shprehen, kanë pritur shumë më shumë nga këto zgjedhje.
Pos rezultateve për kryetar komune, tashmë janë të njohura edhe rezultatet e partive politike, për Kuvendin komunal. Sipas të dhënave të KKZ-së, PDK-ja ka tubuar 3745 vota, LDK-ja: 3590, koalicioni boshnjak “Vakat”: 1449 vota, AAK-ja: 810, SDA: 483, LDD: 473, AKR: 450, GIG: 422, Partia e Re Demokratike e Boshnjakëve: 103, PD: 73 dhe Balli Kombëtarë: 54 vota. Në mungesë të rezultateve zyrtare për secilin kandidat për këshilltar komunal, për 27 ulëse, duket se PDK-ja dhe LDK-ja do të kenë numër të njëjtë delegatësh (8), me gjasë që PDK-ja të ketë një delegat më tepër. Koalicioni “Vakat”, do t’i ketë 4 vende të sigurta, AAK-ja: 2 vende, ndërsa subjektet tjera (LDD, AKR, SDA, GIG), do të përfaqësohen me nga një delegatë.
Sido që të jetë, edhe pse nuk mund të konstatohet se cili subjekt do ta ketë një delegat më shumë nga këto të dhëna, një gjë mbetet e qartë; edhe në këto zgjedhje nuk ka arritur asnjë parti që ta fitoj legjislativin komunal, pa e ndarë “kulaçin” me dikë tjetër.
Krejt çka mund të konstatohet, ndonëse nuk është zyrtarizuar asgjë, PDK-ja dhe koalicioni boshnjak “Vakat”, do ta ndajnë sërish legjislativin, të “ndihmuar” edhe nga disa parti, të cilat kanë fituar nga një delegat.
Nga ana tjetër, LDK-ja do të mundohet që ta merr legjislativin, duke i mbledhur rreth vetës, të gjitha partitë e vogla, si ato shqiptare, ashtu edhe ato nga treva e Gorës. Koalicionet e mundshme pritet të bëhen zyrtare, pasi të përfundoj balotazhi për të parin e komunës, më 13 dhjetor.
Share