• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Martë, 24 Nëntor 2009 13:36

Prizren
- Vdekja e një gruaje 25-vjeçare dhe një rast tjetër i infektuar me virusin A/H1N1, ka alarmuar zyrtarët e Prizrenit, të cilët, në kuadër të masave parandaluese, kanë urdhëruar dezinfektimin e shkollave, si dhe të mjediseve afariste me frekuentim më të theksuar.
Përderisa tashmë në Prizren është konfirmuar rasti i parë i vdekjes nga pandemia e gripit të derrit, të një nuseje 25 vjeçare nga fshati Gjonaj, në Has, dhe infektimi i një tjetër personi në fshatin Korishë, kjo ka bërë që organet kompetente të Prizrenit të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.
Drejtoresha komunale për shëndetësi, Dashurie Beqaj, konfirmoi se, në kuadër të masave parandaluese, në të gjitha qendrat mjekësore janë caktuar dhomat, në të cilat kontrollohen vetëm rastet me shenja gripi.
Prizren - Tre persona, njëri prej të cilëve i mitur, punëtorë të një restoranti, nën trysninë e armëve, kanë plaçkitur katër persona shurdhmemec nga Maqedonia, të cilët paraprakisht kishin kërkuar ushqim në restorantin e tyre.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, tha se tre sulmuesit, me automjetin e tyre kanë ndaluar para një automjeti me targa të Shkupit, në të cilin ndodheshin katër shtetasit e Maqedonisë.
Ai tha se njëri nga të dyshuarit kishte hapur derën e veturës dhe ia kishte vënë nën fyt tytën e armës shoferit, duke ia grabitur një sasi të parave.
Sipas policisë, të dyshuarit janë pronarë dhe punëtorë të restorantit “Leo”, e që pas daljes nga restoranti viktimat janë përcjellë deri në fshatin Gjinoc, ku edhe grabiten.
Madrid - Spanja, gjatë presidencës së saj në pjesën e parë të vitit 2010, do ta lejojë vendin tonë që të marrë pjesë në mbledhjet e Bashkimit Evropian, të cilat kanë të bëjnë me Ballkanin, edhe pse ky vend nuk na njeh pavarësinë.
Këtë e deklaroi ministri i jashtëm i Spanjës, Migel Angel Moratinos, i cili tha se Spanja do t’i mbajë kontaktet me autoritetet e Kosovës, brenda kornizës së lejuar për këtë situatë. ”Rrjedhimisht, Kosova do të jetë në gjendje të marrë pjesë në takimet, siç është konferenca e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, gjatë presidencës së Spanjës”, ka thënë Moratinos.
Beograd - Deklaratat, se nuk do të ketë vendim definitiv për çështjen e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, i kanë irrituar disa zyrtarë serbë.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Tibor Varadi, ka thënë se është e papranueshme neutraliteti i kësaj gjykate, sa i përket ligjshmërisë dhe ka kërkuar qartësim të pozicionit të saj.
Ky zyrtar serb, beson se deklarata e GJND’së është një keqkuptim dhe pret një qartësim të pozicionit të saj, në ditët në vazhdim.
Reagimi i serbëve vjen, vetëm pak ditë, pasi Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Ovada, ka thënë se opinioni këshillëdhënës rreth pavarësisë së Kosovës, do të jetë neutral.
Londër - Eksperti i së drejtës ndërkombëtare dhe njohësi i mirë i çështjeve të Evropës Juglindore, Florian Bieber, nga Universiteti Kent, në Britani të Madhe, ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë mendimin e saj lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, por, sipas tij ai vendim nuk do të jetë i qartë.
Bieber ka potencuar se, pasi që Gjykata të japë mendimin e saj, procesi i njohjeve të shtetësisë së Kosovës do të rifillojë.
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, gjithsesi do të dalë me një mendim, i cili nuk do të jetë shumë i qartë, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë akt legjitim apo jo”, ka thënë Bieber, duke komentuar deklaratën e kryetarit të GJND-së, Hisashi Ovada, i cili ka theksuar se ekziston mundësia që kjo gjykatë të mos japë fare mendim rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.
Prishtinë - Kuvendi i Kosovës e miratoi dje në parim, projekt-buxhetin për vitin 2010, në vlerë prej një miliardë e 461 milionë euro, 6 % më i lartë se buxheti i vitit 2009.
Kryeministri, Hashim Thaçi, e quajti projekt buxhetin, si buxhet të zhvillimit pasi, siç tha ai, përmes tij parashihet rritje ekonomike prej 5 % në vitin e ardhshëm.
Shpjegimin më të detajuar për projektbuxhetin e bëri ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala. Sipas tij, edhe këtë vit fushat të cilat do të përfitojnë më së shumti nga buxheti, janë transporti, energjetika, arsimi, shëndetësia, mirëqenia sociale, siguria, drejtësia dhe bujqësia.
Prishtinë - Lutfi Haziri, mund të bëhet ministër, nëse kjo parti do të marr udhëheqjen e Ministrisë për Integrime Evropiane. Nëse kjo ministri do t’i bie hise Partisë Demokratike, atëherë ky post do t’i takojë Bajram Rexhepit.
Këtë e konfirmojnë qarqet brenda këtyre partive, të cilat ende po sorollaten rreth koalicionit qeverisës, zëvendësimit të disa ministrave dhe ndarjes së kësaj ministrie të re.
Zëvendësimi i disa ministrave, të cilët vlerësohet se nuk kanë treguar efikasitet në fushën që drejtojnë, tani nuk është tabu temë, pavarësisht se nga shumë zyrtarë të lartë brenda Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, nuk bëjnë të ditur, nëse është arritur një marrëveshje konkrete mes koalicionit. Ajo që tani për tani dihet, është se do të zëvendësohen katër ministra.
Share