• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rohan: “Njohja e Kosovës e stabilizon rajonin”
e Mërkurë, 25 Nëntor 2009 10:45

rohan
Ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan, tha të martën në Prishtinë, se pavarësia e Kosovës është fakt i pakthyeshëm. Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Rohan tha se mosnjohja e këtij realiteti nga Serbia dhe pesë vendet e mbetura të BE-së, vonon normalizimin e situatës dhe stabilizimin e kësaj pjese të Ballkanit.
Rohan ka folur para ligjvënësve kosovarë për përvojën e tij, në raport me Kosovën, duke u nisur që nga vitet e 90-ta e deri tek propozimi gjithëpërfshirës, i dalë nga disa raunde negociatash ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Me këtë rast, Rohan ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e qartë, pavarësia është e pakthyeshme dhe rruga e Kosovës është drejt Bashkimit Evropian. “Pavarësia e Kosovës është fakt i pakthyeshëm dhe dëshiroj e shpresoj, se edhe Beogradi do ta pranojë këtë realitet dhe në vend se të krijojë vështirësi për Kosovën, është më mirë që t’i ofrojë dorën e miqësisë këtij kombi të ri. E njëjta gjë vlen edhe për pesë vendet e Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe të cilat ende refuzojnë të marrin një konsensus për të unifikuar pozicionin e Bashkimit Evropian, i cili sjellë pasoja, duke vonuar normalizimin e situatës dhe stabilizimit të kësaj pjese të Ballkanit. Kjo nuk është politikë e Bashkimit Evropian”, ka thënë ambasadori Rohan.
Ai ka thënë se shtetndërtimi ka përpara shumë sfida, mirëpo në krye të tyre është përmirësimi i kushteve ekonomike, si çelës kryesor për suksesin e Kosovës.
Sa i përket të ardhmes së Kosovës dhe integrimit të saj në BE, Rohan ka thënë se duhet të plotësohen kriteret kryesore për integrim në strukturat euroatlantike, duke shprehur besimin, se Serbia dhe Kosova do të bashkohen në BE, pa ndonjë akomodim të veçantë, andaj sa më parë që t’i zgjidhin problemet e tyre, është më mirë për to.
Gjatë fjalimit të tij, Rohan ka bërë një përshkrim të gjithë përkushtimit të tij diplomatik për zgjidhjen e statusit të Kosovës, duke u nisur nga vizitat e para, në fillim të viteve të 90-ta, pastaj takimet me krerët e UÇK-së, si faktor kryesor në fund të viteve të 90-ta, e deri tek procesi i negociatave për statusin e Kosovës, për të cilin mendohej se do të kishte mbështetjen e gjithë anëtarëve të OKB-së. “Përkundër kësaj, unë mendoj që ishte një propozim që i lejonte Kosovës të fitonte pavarësinë, në një mënyrë të koordinuar dhe të merrte përkrahjen ndërkombëtare. Domethënë, me respektimin e të drejtave të njeriut. Ne të gjithë shpresojmë se një ditë edhe serbët e Kosovës do ta kuptojnë se propozimet e Ahtisarit janë në favor të tyre dhe zgjedhjet e fundi ndoshta janë një indikacion, se edhe ata kanë filluar të vetëdijesohen”, ka thënë Rohan.
Share