• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare
e Enjte, 26 Nëntor 2009 21:52

vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ),shpalli të mërkurën rezultatet përfundimtare për kryetarë komunash. Sipas këtyre rezultateve, PDK-ja ka fituar në pesë komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja në katër komuna, SLS-ja në tri. Ndërkaq, balotazhi do të zhvillohet në 21 komuna dhe jo në 20, siç ishte në rezultatet preliminare.
Ndryshe nga rezultatet preliminare, ku Lidhja Demokratike e Kosovës fitonte Podujevën, që në raundin e parë, rezultatet përfundimtare e çojnë këtë komunë në balotazh, ku do të garojnë kandidati i LDK-së kundrejt atij të Partisë Demokratike të Kosovës.
PDK-ja, sipas rezultateve përfundimtare, ka fituar në pesë komuna: Ferizaj, Skënderaj, Drenas, Shtime, Zubin-Potok, ndërsa është në balotazh në 17 komuna.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar Prishtinën dhe Fushë-Kosovën dhe është në balotazh në 12 komuna.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar Deçanin, Gjakovën, Zveçanin dhe Leposaviqin dhe është në balotazh në 7 komuna.
Partia Liberale Serbe, Graçanicën dhe Kllokotin, ndërsa garon në raundin e dytë në Shtërpcë.
Kandidati i Partisë Demokratike Turke, do ta udhëheqë Mamushën, ndërsa ai i Iniciativës Qytetarë për Ranillugun, do të qeverisë komunën e re të Ranillugut.

Balotazhi


Partia Demokratike e Kosovës shkon në balotazh me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Prizren, Gjilan, Malishevë, Dragash, Lipjan, Obiliq, Rahovec dhe Kamenicë.
Lidhja Demokratike e Kosovës shkon në balotazh me AAK-në në Istog dhe Junik.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë, shkojnë në balotazh në Viti.
Mes PDK-së e AAK-së, gara për kryetarë komunash do të zhvillohet në Klinë, Kaçanik, Vushtrri dhe Suharekë.
LDK-ja do të jetë në garë me Partinë Nacional-Demokrate Serbe, për të fituar Novobërdën.
Ndërsa, në komunën tjetër të përzier etnikisht, Shtërpcë, garon në raundin e dytë Partia Liberale Serbe, kundrejt PDK-së.
PDK-ja do të garojë me kandidatin e pavarur, Rufki Suma, në Han të Elezit.

Vonesa dhe anulimet
 
Ndryshe, në zgjedhjet e 15 nëntorit, sipas KQZ-së, kanë marrë pjesë 44.67% e votuesve. Kryetarja e KQZ-së ka thënë se anulimi i rezultateve në disa vendvotime, nga ana e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nuk ka pasur ndikim në rezultatin përfundimtar. “Nëse nga 2256 vendvotime, janë anuluar vetëm 23, atëherë del se është anuluar vetëm një për qind e të gjitha vendvotimeve. Mund të llogaritni se a ka pasur kjo ndonjë ndikim, apo jo”, tha Lushta, duke mos dhënë detaje se sa është totali i votave që janë anuluar.
Por, njëri nga 11 anëtarët e KQZ-së, i cili i ka qenë i vetmi që nuk ka miratuar rezultatet e sotme, Fadil Maloku nga Aleanca Kosova e Re, ka kritikuar KZAP-in për, siç ka thënë, vonesa ligjore, gjë që, sipas tij, ka ndikuar edhe në shpalljen e rezultateve përfundimtare. “Në fakt, neve na ka vonuar KZAP-i dhe duhet thënë edhe publikisht, se në KQZ ishte një mendim unanim, se krejt këto vonesa që na i ka shkaktuar KZAP-i, fitohet përshtypja se ai institucion nuk i ka punët mirë; nuk e ka kryer punën si duhet, nuk e ka kryer obligimin e vet kushtetues”, tha Maloku.
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka bërë të ditur se certifikimi i këtyre rezultateve, pritet të bëhet javën e ardhshme, kur edhe pritet të shpallen rezultatet për asambletë komunale.
Share