• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kosovë, Serbi - shihemi në gjykatë!
Nga: The Economist   
e Shtunë, 28 Nëntor 2009 15:46

Kosova_-_01
Kosova është një vend i vogël. Por, më 1 dhjetor, kur fillojnë dëgjimet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të Kombeve të Bashkuara, për legalitetin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia, në vitin 2008, njerëzit nga Katalonia e deri në Tibet do t’i kushtojnë vëmendje të madhe.
Serbia e bindi Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, para një viti, që gjykata të intervenojë. Vendimet e saj mund të kenë shtrirje në mbarë botën.
Për dallim nga gjashtë ish-republikat, që u bënë shtete pas shkatërrimit të Jugosllavisë, në vitet e 90-ta, Kosova ishte edhe provincë e Serbisë. Por, afro 90% e popullatës 2 milionëshe të saj, janë shqiptarë etnikë.
Në kohët e Jugosllavisë kishte shumë nga atributet e republikës, me kuvend dhe me qeveri. Pas luftës së NATO-s, në vitin 1999, ajo ishte nën administrim të Kombeve të Bashkuara.
Avokatët e Serbisë argumentojnë se Parlamenti i Kosovës, nuk kishte të drejtë ta shpallë pavarësinë dhe se Kombet e Bashkuara do të duhej ta anulonin këtë akt.
Kosovarët përgjigjen se kjo është çështje kushtetuese, e jo çështje e së drejtës ndërkombëtare, prandaj kjo nuk është punë e gjykatës. Ata po ashtu insistojnë se Kosova e kishte të drejtën e vetëvendosjes, aq sa edhe ish-republikat tjera të Jugosllavisë.
Sipas të gjitha gjasave, opinioni i gjykatës (që nuk është obligues) do të jetë i paqartë, pasi ekzistojnë shumë dallime në pikëpamjet, lidhur me vetëvendosjen.
Shumë vende perëndimore (por jo për shembull Spanja) kanë pranuar se shqiptarët e Kosovës e kishin atë të drejtë. Deri tash, 63 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por, Rusia thotë se e drejta e Serbisë për integritet territorial është shkelur.
Disa serbë të njohur privatisht e pranojnë se synimi real i shkuarjes në gjyq është lirimi nga Kosova, e jo që atë ta kthejë prapa.
Ata dëshirojnë që me manovrime t’i sjellin kosovarët në pozicion, ku ata do të ndjeheshin të detyruar që t’u kthehen negociatave, në pikën ku Serbia do të mund të propozonte shkëmbim territoresh të veriut të Kosovës, të banuar me serbë, me Luginën e Preshevës në Serbi, e cila është e banuar me shqiptarë.
Në një zhvillim, që ka pak gjasa të ndodhë, që gjykata të gjejë se kosovarët e kishin me të vërtetë një të drejtë të pakualifikuar për ta shpallur pavarësinë e tyre, atëherë gjykata “do të bënte një precedent të madh”, thotë Mark Veller, avokat ndërkombëtar në Universitetin Kembrixh, i cili i mbështet argumentet e kosovarëve.
Kosova nuk është e vetmja çështje ballkanike para gjykatës. Në një rast tjetër, Kroacia e akuzon Serbinë për gjenocid, gjatë luftës së viteve të 90-ta.
Maqedonia e ka iniciuar rastin kundër Greqisë. Mali i Zi dhe Kroacia mund të kërkojnë nga gjykata që të shqyrtojë një mospajtim të vjetër kufitar.
Share