• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Zviceranët ndalojnë minaretë! |
Nga: BBC |
e Hënë, 30 Nëntor 2009 11:30 |
![]() Agjensia zviceriane e lajmeve, njoftoi se rezultatet e referendumit, që u zhvillua të dielën, tregojnë se shumica e votuesve e kanë mbështetur masën e ndalimit për ndërtimin e minareve. Gjithsejtë 57% e votuesve, e kanë mbështetur këtë masë.
Sondazhet, në prag të këtij referendumi, patën treguar se shumica e votuesve do ta kundërshtojnë ndalimin e minareve, në përputhje me rekomandimin e qeverisë zvicerane.
Partia Popullore Zvicerane, forca e djathtë që e paraqiti propozimin për ndalimin e ndërtimit të minareve, thotë se ato janë simbole të forcimit të ideologjisë islamike.
Myslimanët në këtë shtet përbëjnë rreth 4.5% të popullsisë së Zvicrës, ku shumica e tyre, afro 400 mijë, janë refugjatë nga ish-Jugosllavia.
Në Zvicër islamizmi është feja e dytë më e përhapur, pas krishterimit, por nuk është edhe aq i dukshëm.
Në gjithë Zvicrën, ka vetëm katër minare dhe aplikimet e myslimanëve për të ndërtuar minare të tjera, janë refuzuar gjithmonë.
Organizata “Amnesty International” ka paralajmëruar se ndalimi i minareve përbën shkelje të angazhimeve të Zvicrës për lirinë e besimit fetar.
Myslimanët që jetojnë në Zvicër, thonë se ndërtimet e fundit të objekteve të kultit të besimeve të tjera, përfshirë kishën ortodokse serbe, janë prova se e vetmja fe që po diskriminohet nga autoritetet zvicerane, është feja islame.
Qeveria zvicerane druhet se ndalimi i minareve, mund të shkaktojë protesta të komunitetit mysliman dhe, mund të dëmtojë marrëdhëniet e Zvicrës me vendet islamike.
|