• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Martë, 01 Dhjetor 2009 09:22

Dragash
- Në prani të zyrtarëve lokalë dhe atyre të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, dje është bërë nënshkrimi i kontratave për subvencionimin e blegtorëve nga komuna e Dragashit, në shumën prej 60 euro për kokë mëshqerre.
Arsim Memaj, shef i sektorit të mbarështimit të prodhimtarisë blegtorale në MBPZHR, tha se ky subvencionim mëton që në vitet e ardhshme të shtohet numri i blegtorëve nga kjo komunë.
Ndërkaq, Flamur Sylejmani, zyrtar i lartë komunal për Bujqësi në Dragash, ka njoftuar se janë subvencionuar gjithsejtë 54 blegtorë, të cilët posedojnë 294 mëshqerra, dhe se shuma e përgjithshme e mjeteve të parallogaritura është 17.640 euro.
Hagë - Delegacioni jonë shtetëror dhe ai i Serbisë, përballen sot me trupin gjykues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku fillon procesi gjyqësor mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, i kërkuar nga pala serbe. Delegacioni i Kosovës paraqitet në orën 15:00, ku fjalën hyrëse do ta bëj ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni. Fjala e tij do të pasohet edhe nga ekspertët dhe këshilltarët ndërkombëtarë.
Një ditë para se të fillojë procesi ndërkombëtar për shqyrtimin e legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës, ministri Hyseni, deklaroi se janë bërë përgatitje solide për këtë proces, ndërsa shprehu besimin e plotë në objektivitetin e drejtësisë ndërkombëtare.
Prishtinë - Nazim Bllaca, i cili pretendon se, si punonjës i Shërbimit Informativ të Kosovës, ka kryer një vrasje dhe ka marrë pjesë në 16 vepra tjera penale, paraqitet sot përpara Gjykatës, meqë mbrëmë ai u prangos me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Sipas misionit ndërkombëtar për rend dhe sundim të ligjit (EULEX), i cili do ta udhëheqë procesin, i pandehuri do të përballet me akuzat për vrasje dhe krim të organizuar. Nazim Bllaca, nga Ribari i Madh i Lipjanit, ka deklaruar se, prej vitit 1999 deri në vitin 2003, nën urdhrat e Azem Sylës, ka marrë pjesë në 17 vepra, përfshirë edhe një ekzekutim, të cilin pranon se e ka kryer vet ai.
Prishtinë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 15 nëntorit, për këshilltarë të Kuvendeve Komunale.
Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, sipas KQZ-së, pritet të bëhet 48 orë pas publikimit të këtyre rezultateve, me qëllim që të lihet hapësirë për ankesat e subjekteve politike, pjesëmarrëse në këto zgjedhje.
KQZ-ja ka njoftuar gjithashtu se i ka bërë edhe përgatitjet për rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të Komunave, që do të mbahen më 13 dhjetor.
Prishtinë - Sot shënohet dita Botërore kundër AIDS-it. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së HIV-it dhe mbajtjen e ultë të shkallës së të prekurve, nën 5%, në mesin e grupeve të konsideruara në rrezik nga ky virus, si dhe zbutjen e ndikimit të HIV-it dhe AIDS-it tek personat e prekur, Ministria e Shëndetësisë publikon sot planin strategjik kundër HIV/AIDS-it, për periudhën 2009-2013.
Ky publikim bëhet me rastin e shënimit të ditës botërore kundër AIDS-it, në bashkëpunim me Ekipin e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Share