• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Publikohet deklarata e shkurorëzimit të Edi Ramës!
Nga: Gazeta START   
e Enjte, 03 Dhjetor 2009 10:44

mehilli
Partia Demokratike e Shqipërisë ka publikuar të mërkurën një proces-verbal të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë gjyqit për shkurorëzim me bashkëshorten e tij, në vitin 1990.
Në një konferencë shtypi, zëdhënësja Erla Mëhilli ka publikuar të plotë deklaratën e gjyqit të asaj kohe. “I pandehuri (Edi Rama) ka filluar të sillet ftohtë, kur ka mësuar se paditësja është shtatzënë. Në atë kohë, pra në janar të vitit 1990, i padituri është ftohur me të dhe, nga ajo kohë, nuk kanë pasur më marrëdhënie. Shkak janë bërë pretendimet e të pandehurit, se ai nuk lind fëmijë për arsye mjekësore dhe nuk ka pranuar të quhet fëmija i tij”, bëhet e ditur në proces-verbal, sipas zëdhënëses së PD-së.
Ajo shtoi se Edi Rama i ka deklaruar trupit gjykues fjalë për fjalë (marrë nga proces verbali origjinal): “Unë nuk jam në gjendje shëndetësore të pranueshme, për të lindur fëmijë. Nuk pranoj që është fëmija im dhe nuk pranoj as ekzaminime laboratorike për këtë. Nuk rris unë fëmijë të të tjerëve”.
“Siç shihet qartë, edhe nga dokumentet origjinale të publikuara deri tani, të cilat për herë të parë ja ka publikuar në fletushkën e tij ndihmësi i tij kryesor aktual, Ymer Baze, denoncimi i këtij fakti të rëndë nuk është shpifje apo sajesë e Partisë Demokratike, por e vërteta lakuriqe dhe e shëmtuar, protagonisti i vetëm i së cilës është, Edvin Kristaq Rama, kryetari aktual i Partisë Socialiste, i njohur sot ndryshe, me emrin Edi Rama”, theksoi më tej Mëhilli.
Ajo u shpreh se ky nuk është sulm e as akuzë, e aq më pak për motive politike. Ajo pohoi më tej se “njeriu që i ka mohuar atësinë fëmijës së vet, së bashku me kafshatën e gojës, e që sot e përdor edhe për qëllime elektorale, (e kjo është makabritet dhe jo ndjesi prindërore) nuk ka se si të mos i mohojë shqiptarëve votën e lirë, lëvizjen e lirë, të ardhmen e tyre evropiane. Ky njëri që mohon fëmijën e vet, nuk mund të ndërtoje të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve!”.
Share