• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rritet përfaqësimi i serbëve në administratën lokale
Nga: BBC   
e Premte, 04 Dhjetor 2009 12:13

harta
Zgjedhjet komunale në Kosovë, për të parën herë kanë bërë, që të ndryshojë edhe përfaqësimi politik në administratën komunale, i komuniteteve joshumicë, në mënyrë të posaçme komunitetit serb.
Krijimi i tri komunave të reja me popullatë shumicë serbe, si dhe zgjerimi i një komune ekzistuese, kanë krijuar parakushte që serbët ta kenë shumicën, në të paktën katër ose pesë komuna, duke përjashtuar këtu edhe dy komuna tjera që pritet të krijohen brenda vitit që vjen. Besohet se kjo do të ndryshojë atë që cilësohet përfaqësim i komunitetit serb ose integrim i tij në jetën institucionale të Kosovës.
Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, i ka deklaruar BBC-së se pushteti qendror tashmë është i gatshëm t’i funksionalizojë komunat e reja. “Janë shtuar edhe tri komuna të reja me shumicë serbe, ku kanë përfunduar zgjedhjet dhe, brenda kësaj jave, pritet edhe certifikimi i rezultateve. Unë them se kjo është një begati dhe një demonstrim i aftësisë dhe i përkushtimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe partnerëve, që të implementojnë pakon e presidentit Ahtisaari dhe po ashtu Kushtetutën dhe ligjet e Republikës. Ne nuk presim telashe të mëdha në menaxhimin e komunave të reja, sepse kjo është interes për vetë qytetarët dhe liderët lokalë, që ata ta ndërtojnë një besim për qytetarët e këtij komuniteti. Ne tashmë kemi siguruar edhe mjetet financiare për funksionimin e këtyre komunave”, tha ministri Ferati.
Në fakt, përfaqësimi politik serb në nivelin komunal do të duhej të ishte shumë më i lartë, por elektorati serb i ka bojkotuar zgjedhjet në tri komuna në veri të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok dhe në Zveçan, ku serbët janë shumicë. Kjo ka bërë që “de jure”, atje ta fitojnë pushtetin partitë shqiptare, me vetëm nga disa dhjetëra vota, por me gjasë atje duhet të kërkohet një zgjidhje tjetër.
Ministri i Pushtetit Lokal, Ferati, thotë se ende nuk ka një vendim, se si të veprohet. “Ne ende nuk kemi marr vendim. Jemi duke analizuar me faktorët relevantë. Por ajo që e dimë, është se atje dalja në votime ka qenë e ulët. Por aty ku institucionet e Kosovës kanë pasur qasje, dalja ka qenë shumë më e madhe. Unë them se kjo është arsyeja që ne ta kemi mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, që ne të jemi prezent edhe në veri. Unë them se kjo mund të riparohet dhe ne jemi të gatshëm që në momentin e parë kur krijohen kushtet, ne të bisedojmë dhe atje të shpallim zgjedhje të reja”, tha ministri Ferati.
Share