• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Java e parë në GJND - Zemërohet Serbia!
e Shtunë, 05 Dhjetor 2009 12:46

Haga_-_02
Delegacioni serb në GJND i ka pritur me pezëm të madh argumentet e Bullgarisë në favor të pavarësisë së Kosovës. Dusan Batakovic ka thënë se Bullgaria si shumë herë gjatë historisë, “na e nguli thikën në shpinë”. Të premten në GJND, Brazili dhe Bolivia janë rreshtuar pas qëndrimit serb. Ndërkaq Burundi, që pritej të mbrojë Serbinë, ka dhënë një deklaratë të balancuar
Përfaqësuesi i Bullgarisë, Zlatko Dimitrov, ka qenë i vetmi që ka mbrojtur ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, të premten në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërkaq Brazili dhe Bolivia janë rreshtuar në favor të Serbisë.
Në ditën e katërt të procesit në GJND, ka folur edhe përfaqësuesi i Burundit, i cili ka mbajtur një qëndrim të balancuar, por ka theksuar se shteti i Kosovës do të vazhdojë të ekzistojë edhe nëse GJND’ja e shpall të paligjshme deklaratën e saj të pavarësisë.
Përderisa ka përshëndetur qëndrimet e Brazilit dhe Bolivisë, përfaqësuesit e Serbisë në procesin në GJND e kanë pritur me pezëm të madh deklaratën bullgare në favor të pavarësisë së Kosovës.
Shefi i delegacionit serb, Dusan Batakovic, ka deklaruar për mediat serbe në Hagë se Bullgaria, si shumë herë gjatë historisë, “na e nguli thikën në shpinë”, duke mbrojtur shkëputjen e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Batakovic ka thënë se edhe Shqipëria ka qenë më pak antiserbe në GJND sesa përfaqësuesi bullgar, “i cili ka synuar hedhjen poshtë të hipotezave të Serbisë dhe se i ka interpretuar si të gabuara qëndrimet që janë dëgjuar në Gjykatë nga shtetet që kanë mbrojtur interesat serbe”.
Në paraqitjen e tij para gjykatësve ndërkombëtarë, Zlatko Dimitrov i Bullgarisë fillimisht ka cituar rezolutat e OKB’së nga viti ’92, ’94 dhe ’99, që flasin për shkelje masive të të drejtave të njeriut në Kosovë nga ana e autoriteteve serbe.
Dimitrov ka pohuar: “Rezoluta 1244 kishte suspenduar të gjitha autorizimet e Beogradit në Kosovë” dhe ka shtuar se “pavarësia e Kosovës ka qenë episodi i fundit në procesin
e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, ka raportuar Radio Evropa e Lirë.
Ai ka theksuar se, “Kosova është rast i veçantë dhe ka dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe administrimi ndërkombëtar”.
Përfaqësuesi bullgar ka shtruar pyetjen “nëse në të drejtën ndërkombëtare ekziston fare dispozita me të cilën ndalohet shpallja e pavarësisë”, për t’u përgjigjur vetë, duke thënë se diçka e këtillë nuk ekziston dhe se “krijimi i shteteve të reja varet nga fakti nëse ai entitet disponon popullatën, territorin dhe qeverisjen efektive”.
Dimitrov, duke folur për integritetin territorial, ka thënë se “ai ka të bëjë vetëm në raportet ndërshtetërore dhe jo në rastet e vendeve në dezintegrim e sipër”.
Ndërkaq, për Rezolutën 1244, ai ka thënë se ajo nuk ka paragjykuar asnjë zgjidhje dhe, rrjedhimisht, nuk është kërkuar që Kosova të mbetet me statusin e autonomisë, nëse nuk do të kishte zgjidhje politike. “Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel normat ndërkombëtare dhe as Rezolutën 1244 dhe si e tillë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë në fund përfaqësuesi i Bullgarisë, Dimitrov.
Në seancën dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Bolivia dhe Brazili kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, duke thënë se me të “është shkelur parimi i sovranitetit dhe tërësisë territoriale”.
Bullgaria ndërkaq, ka thënë se “krijimi i shteteve të reja varet nga fakti nëse ai entitet disponon popullatën, territorin dhe qeverisjen efektive”.
Ishte ambasadori i Bolivisë, Roberto Sarmjento, ai që ka thënë se institucionet e përkohshme të Kosovës nuk kanë pasur të drejtën e shpalljes së pavarësisë dhe se ajo nuk është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, meqë ka shkelur Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. “Parimi i vetëvendosjes nuk duhet të minojë parimin e integritetit territorial dhe si i tillë mund të zbatohet vetëm në rastet koloniale”, ka thënë Sarmjento.
Në këtë kuadër, ai ka konkluduar se “Kosova nuk ishte koloni, nuk ishte e okupuar dhe as territor i vetadministruar dhe si i tillë nuk e ka pasur të drejtën e vetëvendosjes”.
Qëndrim të ngjashëm ka pasur edhe Brazili. Përfaqësuesi i këtij vendi, Hoze Medeiros, ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, duke thënë se, “Rezoluta 1244 i ka ofruar Kosovës autonomi të gjerë, por, njëkohësisht, ka garantuar integritetin territorial të ish-Jugosllavisë”. Përfaqësuesi i Brazilit ka vënë në pah se, “Rezoluta 1244 nuk ka apostrofuar pavarësinë, por i është referuar autonomisë dhe vetadministrimit”.
Burundi ishte vendi i fundit që foli në seancën e së premtes. Përfaqësuesi Zhan Daspermon ka thënë se “kualifikimi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës si akt jo i ligjshëm, nuk do të kishte asnjë efekt praktik, sepse Kosova do të vazhdonte të ekzistonte si gjendje faktike”.
”Deklarata e pavarësisë është akt i brendshëm dhe jo ndërkombëtar, sepse e drejta ndërkombëtare nuk e ka te rregulluar çështjen e secesionit”, ka thënë ai.
Daspermon ka pohuar se GJND-ja duhet “ta përcaktojë se nuk mund të ketë të drejtë të themelimit të shteteve të reja jashtë procesit të dekolonizimit, ndonëse kjo e dhënë, sipas tij, nuk ndikon në ekzistencën ose jo të Kosovës si shtet”, ka raportuar REL.
Të hënën, seanca dëgjimore do të nisë me paraqitjen e qëndrimeve të Kinës, Qipros, Kroacisë dhe Danimarkës, ndërkaq të martën do të paraqiten “peshqit e mëdhenj, SHBA-të dhe Federata ruse.
Share