• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Gruaja martohet në Serbi – Burri, sa nuk e mbyti djalin!
Nga: Gazeta START   
e Diel, 06 Dhjetor 2009 23:44

perdhunim
Foto: Arkiv
Policia e Shkodrës ka sqaruar plotësisht rrethanat e një ngjarjeje të ndodhur dy ditë më parë, kur një burrë hodhi nga ura fëmijën e tij 2-vjeçar.
Policia arrestoi të shtunën në mesditë, Eduard Gjokën, në një zonë rreth 12 kilometra larg Shkodrës, ku 32-vjeçari ishte fshehur në shtëpinë e disa të afërmve të tij në këtë zonë.
Burime pranë grupit hetimor, pohojnë se Gjoka ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se të birin e hodhi nga ura pasi dyshonte se djali nuk ishte i tij. "Më erdhi keq për djalin, por e hodha poshtë nga ura në shenjë hakmarrjeje ndaj ish-gruas sime që më ka divorcuar. Gjatë gjithë kohës kam pasur përbrenda një dyshim të tmerrshëm, atë që djali nuk ishte i imi", u shpreh Gjoka në polici.
Sipas informacioneve policore, ai kishte qenë edhe përdorues droge. Ndërkaq, gruaja e tij që tashmë është ndarë, ka thënë se kurrë nuk ka bërë jetë të rehatshme me Gjokën. "Martesa ime me Eduard Gjokën nuk ka funksionuar. Jam martuar tre vjet më parë dhe që në fillim kisha probleme, pasi Eduardi nuk punonte dhe pinte alkool. Shtatë muaj më parë u divorcuam", ka deklaruar ish-bashkëshortja e Gjokës, 24-vjeçarja, Mirela Ndocaj, e cila tashmë është martuar në Serbi.
Pasi ka dëgjuar për ngjarjen, Mirela ka udhëtuar drejt Shkodrës, për të marrë djalin e saj 2-vjeçar.
Share