• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Hënë, 07 Dhjetor 2009 09:26

Dragash
- Dega e LDK-së në Dragash, të shtunën hapi fushatën elektorale në fshatin Bresanë dhe në Brezne.
Në këtë Tubim morën pjesë aktivistë të kryesisë qendrore të LDK-së, si dhe kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit, Halim Shemsidini, i përcjellur nga stafi dhe aktivistë të tjerë të degës së LDK-së në Dragash.
Në dy këto fshatra më të mëdha të Opojës, Shemsidini premtoi se do të bëj shumë punë, në mënyrë që, siç tha, t’ua lehtësoj jetën banorëve.
Në përkrahje të Shemsidinit, nga Prishtina ka ardhur edhe Isa Mustafa, i cili porositi elektoratin e këtushëm që ta përkrahin LDK-në.
Hagë - Seanca dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, pas dëgjimit të qëndrimeve të Bolivisë, Brazilit, Bullgarisë dhe Burundit, mbi ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së vendit tonë, vlerësohet se ka qenë në favor të Kosovës gjatë javës që shkoi. Bullgaria është vlerësuar të ketë dhënë më së miri dëshmi, se shpallja e Kosovës shtet, ka qenë hap i domosdoshëm dhe proces përmbyllës në shpërbërjen e Jugosllavisë.
Ndërkaq, këtë javë, përkatësisht sot, qëndrimeve e tyre do ti paraqesin Kina, Qiproja, Kroacia dhe Danimarka. Ndërkaq nesër, qëndrimet e tyre do t’i paraqesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federata ruse.
Me interesim të veçantë është duke u pritur argumentimi i Kroacisë, si njëri nga vendet që dikur ka bashkëjetuar me Serbinë, në ish-Jugosllavi.
Prishtinë - Në magjistralen Prishtinë – Malishevë, të shtunën pasdite ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, ku ka humbur jetën një person dhe shtatë të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy veturave dhe një autobusi.
Derisa personi i vdekur ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, shtatë të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim mjekësor.
Sipas policisë, ata janë jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion.
Shtërpcë - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, sot viziton komunën e Shtërpcës, ku do të takohet me qytetarët, vetëm pak ditë para balotazhit për postin e të parit të kësaj komune, ku jetojnë banorë shqiptarë dhe serbë.
Në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, në komunën e Shtërpcës pati pjesëmarrje më të madhe të votuesve të pakicës serbe dhe disa subjekte politike që garuan për Asamblenë Komunale si dhe për postin e kryetarit të Komunës.
Në këtë komunë zhvillohet balotazhi për kryetar midis Bratislav Nikoliqit nga Partia e Pavarur Liberale dhe Beqir Fejzullahut nga Partia Demokratike e Kosovës.
Podgoricë - Ambasadori i Serbisë në Podgoricë, Zoran Llutovac, u ka kërkuar autoriteteve malazeze që të presin mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, para se t’i vendosin marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën.
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, ditë më parë ka thënë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën, nuk është bërë deri më tash për arsye teknike, ndërsa një veprim i tillë pritet të ndodhë së shpejti.
Share