• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i dytë
e Hënë, 07 Dhjetor 2009 20:11

Dragash
- Kryesia e degës së LDD-së në Dragash, në mbledhjen e sotme ka analizuar ofertat e dy subjekteve më të mëdha politike (PDK-së dhe LDK-së), për mbështetje në balotazhin e 13 dhjetorit. Pas një debati të gjerë, është marrë qëndrimi që LDD-ja të mos jetë as me PDK-në, e as me LDK-në, por të mbaj pozicion neutral.
“Pas një analize që i është bërë ofertave, kemi vendosur që subjekti ynë të ketë qëndrim neutral. Me këtë synojmë që të mos krijojmë huti tek elektorati ynë, i cili në këtë garë duhet të jetë sa më konstruktiv. Interesi i subjektit tonë politik është mbipartiak, gjithnjë në shërbim të qytetarit”, ka thënë  Qamil Kolloni, nënkryetar i degës së LDD-së në Dragash, duke shprehur vendosmërinë, se kjo çështje për ta është e mbyllur.
Prizren - Komandanti i Trupave Paqeruajtëse të KFOR-it në Prizren, gjenerali gjerman Benedikt Zimmer, lavdëroi sot policinë e Kosovës, duke potencuar se synimi i KFOR-it është që çështja e sigurisë në Kosovë t’iu dorëzohet institucioneve vendore.
Ndërkohë, ai kërkoi angazhim edhe më të madh për rritjen e sigurisë së brendshme dhe efikasitet më të madh të sistemit të drejtësisë.
Gjenerali Zimmer, në konferencën e tij të fundit për gazetarë, para largimit nga misioni gjashtëmujor në Prizren, tha se kosovarët duhet ta vazhdojnë rrugën, të cilën e kanë zgjedhur.
Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot kryetarin e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Xhabir Hamitin, me të cilin ka diskutuar çështjen e rregullimit të statusit të BIK-së.
Me këtë rast u tha se, megjithëse Kosova ka ligj për fetë, statusi i Bashkësisë Islame nuk është i rregulluar me ligj. Si pasojë e kësaj, edhe disa të drejta të punonjësve në këtë institucion fetar, nuk mund të realizohen, siç është çështja e sigurimit shëndetësor.
Kryekuvendari Krasniqi premtoi se do të angazhohet për nisjen e procedurës, për amendamentimin e Ligjit për fetë, me çka do të rregullohej edhe statusi i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Podgoricë - Marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Mali i Zi, me gjasë do të vendosen në mars të vitit të ardhshëm, njoftuan sot mediat në Podgoricë. Sipas tyre, Podgorica do t’i vendosë marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën, menjëherë sapo të përfundojë debati rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë, që është duke u zhvilluar në Hagë.
Mediat malazeze, gjatë fundjavës së kaluar transmetuan se ambasadori i Serbisë në Podgoricë, Zoran Llutovac, ka kërkuar nga autoritetet malazeze që ta anulojnë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, përderisa nuk përfundon debati në Hagë, ku Serbia po tenton ta kontestojë shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Hagë - Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë vazhduan edhe sot argumentimet pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës.
Sot argumentet e tyre i paraqitën Kina, Qiproja, Kroacia dhe Danimarka.
Përfaqësuesja e Kroacisë, Andreja Metelko Zgombiq, ambasadore dhe këshilltare në ministrinë e Jashtme dhe të integrimeve evropiane, theksoi se për shqyrtimin e këtij rasti, janë disa elemente; Kosova ishte pjesë e Federatës Jugosllave, autonomia e saj kushtetuese është hequr me dhunë, Serbia ka ushtruar dhunë sistematike dhe ka bërë diskriminimin e kosovarëve, ndërkohë që Deklarata e pavarësisë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Edhe përfaqësuesi i Danimarkës ishte i mendimit se pavarësia është shpallur në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, ndërkaq, Kina dhe Qiproja e kundërshtuan shpalljen e pavarësisë, duke thënë se me këtë akt është shkelur rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.
Prishtinë - Kosova vazhdon të prijë nga të gjitha shtetet e rajonit, për nga numri i të vdekurve të personave nga virusi A/H1N1. Mjekët mendojnë se kjo ndodh për shkak të hezitimit që kanë qytetarët, për t’u paraqitur me kohë tek mjeku.
Por, Kosova ndryshon nga shtetet e rajonit, kur është puna tek personat e infektuar me këtë virus. Shemsedin Dreshaj, drejtor në Kliniken Infektive në Qendrën Klinike Universitare (QKU), thotë se duhet të verifikohen të dhënat, për të parë, nëse vdekja e dhjetë personave ka të bëjë me këtë virus.
Sipas rezultateve të marra nga Instituti i Shëndetit Publik, deri tani në Kosovë kanë qenë 10 raste të vdekjeve nga virusi A/H1N1.
Share