• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Balotazhi - sfida e radhës!
Nga: Shkelzen MALIQI   
e Hënë, 07 Dhjetor 2009 20:26

shkelzen_maliqi
Shkelzen MALIQI - Analist politik

Raundi i dytë i zgjedhjeve me balotazhe në 21 komuna, nuk më besohet se do të sjellë nervozizmin dhe tensionet e 16 nëntorit. Tani që partitë e mëdha e dinë se si qëndrojnë tek elektorati, balotazhi për ta është vetëm çështje prestigji dhe e marrjes së pushtetit në sa më shumë komuna, por nuk do të brengosen shumë nëse suksesi nuk do të jetë i plotë.
Ajo që ka ndodhur me aferën e denoncimit të krimeve dhe të shërbimeve sekrete gjatë pauzës së fushatës, nëse e ka pasur për qëllim ridramatizimin e raporteve në fazën e balotazhit, mua më duket se nuk ka rezultuar me ndonjë ndryshim të madh në disponimet e votuesve. Sa ka qenë mobilizimi i njërës palë, po aq është mobilizuar edhe pala tjetër. Dhe përkundër kësaj, në raundin e dytë dalja mund të jetë më e vogël, sepse për dallim nga udhëheqësit e partive që kanë lidhur koalicione, ato nuk duken aq obliguese për anëtarësinë dhe votuesit.
Sidoqoftë, sprova kryesore e balotazhit do të jetë ajo e aleancave lokale të LDK-së dhe AAK-së, që janë të orientuara kryesisht kundër PDK-së. Këto mbështetje AAK-LDK testojnë idenë e rikthimit të aleancës së mëparshme qeveritare LDK-AAK edhe për nivelin qendror. Por, ky test goditës ndaj PDK-së, edhe nëse do të tregohet i suksesshëm, duke e gëzuar shumë Ramush Haradinajn, nuk mund të sjellë edhe ndryshimin e menjëhershëm të formulës qeveritare në nivel nacional. Raporti i forcave në Kuvendin aktual pamundëson ndonjë lëvizje për ndryshimin e Qeverisë, e as angazhimin për përshpejtimin e zgjedhjeve të përgjithshme.
Ndonëse është herët që të bëhen analizat më të thella të tendencave, gara e deritashme për pushtet lokal solli disa risi, dhe ricementoi disa konstanta në përcaktimet e elektoratit. Mësim i parë është se ende nuk ka ndonjë forcë ose individ që do të ishte freski dhe risi në skenën politike. Dy figura më premtuese të garës së 15 nëntorit, Mimoza Kusari Lila dhe Astrit Salihu, janë eliminuar në raundin e parë, (Salihu madje bindshëm), që të dytë falë “komploteve joparimore”. Në Gjakovë, pos manipulimeve të dëshmuara dhe të verifikuara nga KQZ-ja, që edhe anuloi rezultatet në disa vendvotime, ka pasur edhe rrjedhje të madhe e votës së LDK-së. Rënia e LDK-së në 5 % shpjegohet si ndikim i degës së LDK-së për Gjakovë, sidomos të Kryetarit të saj Astrit Haraqija, që kanë agjituar të votohet kandidati i AAK-së Pal Lekaj dhe jo kandidati i LDK-së.
Në rastin e Prishtinës, me gjasë ka ndodhur rrjedhje relativisht e madhe e votës së PDK-së, që kanë shkuar në dëm të Astrit Salihut, dhe në favor të Isa Mustafës. Kjo për arsye se Dega e PDK-së për Prishtinë nuk e ka pranuar me sinqeritet kandidimin e një personaliteti relativisht të pavarur, çfarë është Astrit Salihu, i cili është inkuadruar vonë në PDK, dhe këtë jo përmes vijës partiake, por duke u emëruar në strukturat këshilltare të Kryeministrit Hashim Thaçi. Pos cilësive të njohura dhe popullaritetit të Isa Mustafës, një faktor tjetër që ka ndikuar në rrjedhjen e votës së PDK-së në Prishtinë supozohet se e ka bazën në ndikimin e strukturave llapjane në degët e PDK-së dhe LDK-së, të cilat nuk kanë dashur që t’i humbin bizneset e mëdha në Prishtinë, dhe të cilat Isa Mustafën e shihnin si garant të vazhdimit të politikave dhe praktikave të favorshme për ta, dhe jo që Mustafa të sfidohet nga një faktor i panjohur dhe me paraqitje agresive që premtonte “funksionalizimin e qytetit”, çfarë ishte Astrit Salihu.
Megjithatë, edhe pse humbën, Mimoza Kusari Lila dhe Astrit Salihu, mbeten yjet e fushatës. Problemi i tyre ndoshta ka qenë se janë ballafaquar me kundërkandidatë shumë të fuqishëm që janë konsideruar boshte të fuqisë së LDK-së, dhe AAK-së.

Për Mimoza Kusarin Lila, humbja nuk ka qenë aq dramatike, sepse ka shënuar një ngritje të madhe personale dhe me gjasë edhe e ka merituar që të futet në balotazh. Po kështu, Mimoza ka kontribuar shumë edhe në ndreqjen e imazhit dhe suksesit jo aq impresionues të AKR-së, duke treguar se në cilin drejtim duhet të zhvillohet kjo parti, nëse do që të bëhet faktor më i rëndësishëm në skenën politike të Kosovës.
Sa i përket humbjes së Astrit Salihut, ajo nuk ka qenë humbje personale, siç vlerësohet nga jashtë, sa humbje e PDK-së, e cila është treguar e paaftë që të asimilojë kuadrot e profilit që mund të hapin një kaptinë të re në emancipimin e kësaj partie nga parti e komandantëve dhe e një rajoni, në parti nacionale të profilizuar qartë dhe me ekspertizë më bindëse. Për më shumë, disfata në Prishtinë është edhe sfidim i ndikimit të Kryetarit të PDK dhe Kryeministrit, në projektet e reformimit të partisë dhe qeverisjes. Nuk është se komandantët dhe të merituarit nuk duhet të kenë ndikim dhe poste të rëndësishme në PDK, por është imperativ i kohërave që vijnë që ky subjekt politik të depërtojë edhe në shtresat tjera elitare të shoqërisë. PDK nuk mund të ketë parim bazë vetëm “vlerat e luftës”, por pasi që nga lufta kanë kaluar më shumë se 10 vjet, duhet të kujdeset edhe për vlerat e paqes dhe të zhvillimit.
Share