• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Martë, 08 Dhjetor 2009 10:44

Dragash
- Kryesia e degës së LDD-së në Dragash, në mbledhjen e djeshme ka analizuar ofertat e dy subjekteve më të mëdha politike (PDK-së dhe LDK-së), për mbështetje në balotazhin e 13 dhjetorit. Pas një debati të gjerë, është marrë qëndrimi që LDD-ja të mos jetë as me PDK-në, e as me LDK-në, por të mbaj pozicion neutral.
“Pas një analize që i është bërë ofertave, kemi vendosur që subjekti ynë të ketë qëndrim neutral. Me këtë synojmë që të mos krijojmë huti tek elektorati ynë, i cili në këtë garë duhet të jetë sa më konstruktiv. Interesi i subjektit tonë politik është mbipartiak, gjithnjë në shërbim të qytetarit”, ka thënë  Qamil Kolloni, nënkryetar i degës së LDD-së në Dragash, duke shprehur vendosmërinë, se kjo çështje për ta është e mbyllur.

Prizren - Komandanti i Trupave Paqeruajtëse të KFOR-it në Prizren, gjenerali gjerman Benedikt Zimmer, lavdëroi dje policinë e Kosovës, duke potencuar se synimi i KFOR-it është që çështja e sigurisë në Kosovë t’iu dorëzohet institucioneve vendore.
Ndërkohë, ai kërkoi angazhim edhe më të madh për rritjen e sigurisë së brendshme dhe efikasitet më të madh të sistemit të drejtësisë.
Gjenerali Zimmer, në konferencën e tij të fundit për gazetarë, para largimit nga misioni gjashtëmujor në Prizren, tha se kosovarët duhet ta vazhdojnë rrugën, të cilën e kanë zgjedhur.

Prishtinë - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vlerësuar dje në Bruksel se në Kosovë është ruajtur stabiliteti, por situata e përgjithshme është e brishtë dhe se sfidat kyçe ende mbeten, siç është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ministrat e Jashtëm e kanë përshëndetur mbajtjen e qetë të zgjedhjeve lokale dhe kanë theksuar rëndësinë e madhe të zbatimit korrekt e të plotë të procesit të mbetur zgjedhor.
Në dokumentin përmbyllës të takimit në Bruksel, thuhet se sfida kyçe në Kosovë mbetet forcimi i kapaciteteve të administratës, mbrojtja e serbëve dhe pakicave të tjera, mbrojtja e trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe dialogu dhe mirëkuptimi ndërmjet bashkësive etnike.

Prishtinë - Në Tiranë filloi dje Konferenca Rajonale e Asamblesë Parlamentare për Evropën Juglindore, me temën: Forcimi i bashkëpunimit të Sigurisë për pranim më të shpejtë të Evropës juglindore në BE.
Pjesëmarrës të kësaj konferencë janë delegacionet nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia, pastaj përfaqësues nga Parlamenti Evropian, parlamentet e Austrisë, Greqisë, Italisë, Turqisë, SHBA-ve, NATO-s, Europol-it, Interpol-it etj.
Objektiva të kësaj konference, e cila do të vazhdojë punimet edhe sot janë procesi i zgjerimit euro-atlantik në Evropën Juglindore, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, që konsiderohet një sukses historik, duke reflektuar në stabilitetin regjional dhe bashkëpunues.

Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur dje kryetarin e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Xhabir Hamitin, me të cilin ka diskutuar çështjen e rregullimit të statusit të BIK-së.
Me këtë rast u tha se, megjithëse Kosova ka ligj për fetë, statusi i Bashkësisë Islame nuk është i rregulluar me ligj. Si pasojë e kësaj, edhe disa të drejta të punonjësve në këtë institucion fetar, nuk mund të realizohen, siç është çështja e sigurimit shëndetësor.
Kryekuvendari Krasniqi premtoi se do të angazhohet për nisjen e procedurës, për amendamentimin e Ligjit për fetë, me çka do të rregullohej edhe statusi i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Podgoricë - Marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Mali i Zi, me gjasë do të vendosen në mars të vitit të ardhshëm, njoftuan dje mediat në Podgoricë. Sipas tyre, Podgorica do t’i vendosë marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën, menjëherë sapo të përfundojë debati rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë, që është duke u zhvilluar në Hagë.
Mediat malazeze, gjatë fundjavës së kaluar transmetuan se ambasadori i Serbisë në Podgoricë, Zoran Llutovac, ka kërkuar nga autoritetet malazeze që ta anulojnë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, përderisa nuk përfundon debati në Hagë, ku Serbia po tenton ta kontestojë shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Hagë - Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë vazhduan dje argumentimet pro dhe kundër pavarësisë së vendit tonë. Argumentet e tyre i paraqitën Kina, Qiproja, Kroacia dhe Danimarka.
Përfaqësuesja e Kroacisë, Andreja Metelko Zgombiq, ambasadore dhe këshilltare në ministrinë e Jashtme dhe të integrimeve evropiane, theksoi se për shqyrtimin e këtij rasti, janë disa elemente; Kosova ishte pjesë e Federatës Jugosllave, autonomia e saj kushtetuese është hequr me dhunë, Serbia ka ushtruar dhunë sistematike dhe ka bërë diskriminimin e shqiptarëve, ndërkohë që Deklarata e pavarësisë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Edhe përfaqësuesi i Danimarkës ishte i mendimit se pavarësia është shpallur në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, ndërkaq, Kina dhe Qiproja e kundërshtuan shpalljen e pavarësisë, duke thënë se me këtë akt është shkelur rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.
Sot, argumentet e tyre do t’i paraqesin, mes tjerash, edhe SHBA-të dhe Federata ruse.
Share