• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
SHBA-të mbrojnë Kosovën, Rusia sulmon!
e Martë, 08 Dhjetor 2009 17:01

Haga_-_01
Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është vullnet i popullit dhe faktor stabiliteti në Ballkan. Kështu ka thënë të martën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Harold Koh.
Në fjalimin e tij që ishte mbrojtja më e fuqishme e pavarësisë së Kosovës në Hagë, Harold Koh fillimisht ka shtruar pyetjen, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe menjëherë është përgjigjur me këto fjalë: “Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, sepse nuk përmban asgjë në kundërshtim me këtë të drejtë”.
Në vazhdim, Koh u është drejtuar gjykatësve, duke u thënë se ata kanë dëgjuar për mizoritë ndaj shqiptarëve të Kosovës, për një milion kosovarë të dëbuar me dhunë dhe për fushatën e pastrimit etnik, për të shtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë zhvillim spontan, por asaj i ka paraprirë një proces politik. “Shpallja e pavarësisë së Kosovës është artikulim i vullnetit të popullit, që as mund të autorizohet dhe as ndalohet”, ka thënë Harold Koh, për të shtuar se Serbia kishte thënë se edhe në rastin e Sllovenisë dhe Kroacisë ishte shkelur e drejta ndërkombëtare, por që tash nuk thotë.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sepse ky parim rregullon vetëm raportet ndërshtetërore, ka thënë Koh, për t’iu referuar pastaj Rambujesë dhe “vullnetit të popullit” dhe për të shtuar se dokumentet e këtij tubimi nuk prejudikojnë dhe as përjashtojnë asnjë epilog të statusit politik të Kosovës. “Nëse Rezoluta 1244 përmban dispozitën për integritetin territorial të Serbisë, pse atëherë për shumë kohë Beogradi është ankuar se ajo ia hap rrugën pavarësimit të Kosovës”, ka pyetur Harold Koh, për të shtuar se Rezoluta 1244 thirret në integritetin territorial të Jugosllavisë, por Jugosllavia më nuk ekziston.
Ai ka pohuar se nga qindra deklarata të pavarësisë, asnjë nuk është hedhur poshtë nga e drejta ndërkombëtare dhe kjo nuk bën të ndodhë as me Kosovën.
Në vazhdim ka folur përfaqësuesi i Rusisë, Kiril Gevorgian, që ka thënë se kjo gjykatë ka juridiksion për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai në vazhdim ka folur për, siç ka thënë, shumë deklarata të pavarësive që janë konsideruar të paligjshme nga Këshilli i Sigurimit, për të shtuar se Qiproja Veriore është një rast i tillë.
“Shpallja e pavarësisë së Kosovës është jolegale, sepse u bë nën një administrim ndërkombëtar”, ka thënë Kiril Gevorgian, për të shtuar se popullata e Kosovës nuk hyn në kuadër të grupeve që kualifikohen për të pasur të drejtën për vetëvendosje. “Populli i Kosovës asnjëherë nuk është pranuar si popull me të drejtën e vetëvendosjes, ndërsa bashkësia ndërkombëtare, në vitin 1999, veproi pa e njohur të drejtën e vetëvendosjes së popullatës së Kosovës”, ka thënë përfaqësuesi i Rusisë, për të pohuar se e drejta ndërkombëtare e ndalon pavarësimin e Kosovës.
Ai ka vazhduar me pohimin se Kosova, sipas së drejtës ndërkombëtare, është nën administrimin e OKB-së dhe as shqiptarët dhe as Beogradi nuk mund të ndërmarrin hapa unilateralë, që sfidojnë UNMIK-un.
Kiril Gevorgian ka aluduar te vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, ku tha se fakti që bisedimet nuk kanë sjellë rezultate, nuk do të thotë se të gjitha mundësitë janë shterur. “Serbia i ka ofruar Kosovës, jo vetëm shkallë të lartë të autonomisë së brendshme, por edhe pjesëmarrje në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë përfaqësuesi rus, për të konkluduar se “sipas Rezolutës 1244, statusi i Kosovës është dashur të jetë autonomi substanciale, në kuadër të Serbisë dhe kjo rezolutë mbetet tërësisht në fuqi”.
Seancën e sotme dëgjimore e ka hapur Spanja, që ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse me të është shkelur Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa, e fundit në seancën e së martës ka folur Finlanda, që pa asnjë hezitim ka dalë në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës. Paiva Koukuranta ka folur për deportimet dhe dhunën e Serbisë në Kosovë, që ka qenë sistematike, dhe ka apostrofuar edhe heqjen e dhunshme të autonomisë dhe referendumin e vitit 1991 për pavarësinë.
Ajo ka pohuar se, pas rënies së Murit të Berlinit, rrethanat kanë ndryshuar, për të shtuar se populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori fatin e popullit.
Share