• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Mërkurë, 09 Dhjetor 2009 09:22

Dragash
- Në fshatin Vraniç të Gorës së Dragashit, në mëngjesin e hershëm të së dielës, dyshohet të jetë përdhunuar një shtetase e Serbisë, e moshës 44 vjeçare.
Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për një banore nga qyteti i Zrenjaninit, në Vojvodinë, e cila punon si këngëtare në një kafiteri në fshatin Glloboçicë.
Policia tha se ajo kishte kërkuar nga personi, i cili tashmë është i dyshimtë për këtë vepër, që ta dërgonte me veturën e tij deri në Prizren. Por, me të arritur në afërsi fshatit Vraniç, i dyshuari kishte ndaluar automjetin dhe e kishte përdhunuar shtetasen e Serbisë.
Policia i ka rënë në gjurmë të dyshuarit dhe po e heton këtë rast.
Prizren - Policia rajonale në Prizren, dje njoftoi për zhdukjen e një qytetari, me emrin Fehim Plava, 69 vjeçar. Zhdukjen e tij e ka paraqitur në polici, i biri, sipas të cilit ai vuan nga një sëmundje, ndërkohë që familja nuk di gjë për të, që nga 2 dhjetori.
Policia gjithashtu ka njoftuar edhe për thyerjen e disa dritareve të shkollës fillore “Emin Duraku” në Prizren, ndërkohë që ende nuk ka arritur të identifikoj kryesit e kësaj vepre.
Sipas raportit të policisë, në Fabrikën e Llokumit “Liri”, në Prizren ka shpërthyer një zjarr, i shkaktuar nga kaldaja e cila shërbente për ngrohje. Megjithatë, shkaqet e zjarrit ende janë të panjohura, ndërsa dëmet material, sipas pronarit, sillen rreth 100 mijë euro.
Policia gjithashtu ka njoftuar edhe për një rast vjedhje, ku një grua nga fshati Zhur ka lajmëruar se nga shtëpia e saj i janë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 7000 euro.
Gjithashtu, policia ka raportuar edhe për një sulm ndaj gazetares së RTV “Besa” në Prizren.
Sipas policisë, në lokalet e ëmbëltores së qytetit, në “Sheshin e Lidhjes", një kandidat për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga LDK-ja, e ka sulmuar gazetaren e këtij televizioni, derisa ajo po kryente detyrën e saj.
Suharekë - Polica në Suharekë, prej sot do të punojë në ndërtesë të re, ndër më bashkëkohoret në vend. Në ceremoninë e përurimit, pritet të marrin pjesë edhe drejtuesit më të lartë të organeve të rendit. Zyra për media pranë drejtorisë së policinë, në nivel të rajonit të Prizrenit, njoftoi se sot bëhet përurimi i objektit të stacionit policor në Suharekë, e cila është financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Përveç stafit komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, pritet të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti.
Prishtinë - Misioni EULEX-it në Kosovë, shënon sot përvjetorin e parë të punës së vet, gjatë të cilës janë shënuar disa përparime në fushën e rendit dhe ligjit, por që konsiderohet se e presin procese serioze për të mbështetur Kosovën në këto dy fusha të ndjeshme të funksionimit si shtet.
Me, afërsisht tre mijë punonjës, Misioni po punon së bashku me vendorët për të përmirësuar sundimin e ligjit në Kosovë, posaçërisht në fushën e Drejtësisë, Policisë dhe Doganës.
Njëri nga zhvillimet më të rëndësishme ka qenë raporti fillestar, i përgatitur nga Zyra Programore e EULEX-it. Raporti i tyre i publikuar në verë të këtij viti, ka qenë vlerësimi më gjithëpërfshirës që është bërë ndonjëherë për gjendjen në sistemin e drejtësisë, policisë dhe doganës së Kosovës.
Prishtinë - Konstatimeve të përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare për prani të theksuar të korrupsionit në vendin tonë, në Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, sot i bashkohen përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët përmes debatit rreth kësaj çështje, por edhe performancave publike, ngrenë shqetësimin ndaj mungesës së vullnetit të institucioneve për ta luftuar këtë dukuri negative.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), respektivisht programi Transparenca dhe Antikorrupsioni, partner i “Transparency International”, organizon sot tryezë të rrumbullakët me temwn “Kosova në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit”.
Ndërkaq, Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres, Rrjeti i grupeve të grave të Kosovës, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Instituti Demokratik i Kosovës dhe Instituti Ballkanik i Politikave, në Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, organizojnë një marshim.
Bruksel
– Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, sot merr pjesë në konferencën për Ballkanin Perëndimor “Tejkalimi i krizës ekonomike-nga bashkëpunimi rajonal në anëtarësimin në BE”, e cila mbahet në Bruksel.
Në kuadër të kësaj vizite, Kuçi do të marrë pjesë edhe në një darkë solemne, organizuar nga Carl Bild, ku do të ketë rastin të bashkëbisedojë me folësit kryesorë të konferencës për çështjet që ndërlidhen me procesin e Integrimit Evropian të vendeve të Evropës Juglindore, me theks të veçantë për perspektivën evropiane të Kosovës.
Gjatë vizitës, zëvendëskryeministri Kuçi do të zhvillojë një takim edhe me Drejtorin për Zgjerim, Pierre Mirel dhe me përfaqësues tjerë të BE-së, ku temë boshte do të jetë avancimi i procesit të integrimit të Kosovës në BE.
Share