Dhënia gji, e ulë rrezikun nga diabeti! |
Nga: Radio SHARRI
|
e Mërkurë, 09 Dhjetor 2009 11:32 |
Hulumtimet e shkencëtarëve amerikanë, të publikuara në revistën Diabetes, kanë treguar se gratë të cilat kanë dhënë gji, kanë më pak gjasa për tu prekur nga sindroma metabolike, gjendje e cila i paraprinë diabetit.
Studiuesit nga kompania Kaiser Permanente kanë bërë të ditur se sa më shumë kohë që nëna i jep gji fëmijës, aq me tepër ka efekt pozitiv, në parandalimin e kësaj sindrome. Sindroma metabolike është pasojë e disa faktorëve të rrezikut, që lidhen me diabetin dhe sëmundjet e zemrës, ndërsa përfshin tensionin e rritur të gjakut, rezistencën në insulinë dhe shtresat yndyrore në zonën e abdomenit.
Studimi i ri, ku kanë marrë pjesë 704 gra, të cilët janë përcjellë për 20 vite, ka treguar se dhënia gji për më shumë se nëntë muaj, e ulë 56% rrezikun ndaj sindromës metabolike.
|