• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Medvedevi, si Gorbaçovi?!
Nga: Christian Science Monitor   
e Mërkurë, 09 Dhjetor 2009 12:32
medvedev_putinMoskë - Medvedev - Putin Askush nuk e di me siguri se si janë dhe në ç’drejtim po shkojnë marrëdhëniet Medvedev-Putin, shkruan gazeta prestigjioze “Christian Science Monitor”. Sipas kësaj gazete, sërish duket se Rusisë më së miri i përshtatet thënia e Çerçilit: “Një enigmë e mbështjellë me mister, brenda një enigme të madhe”.
Vladimir Putin, duket se e shpërfilli këtë lloj përshkrimi, në maj të vitit 2008. Me t’i mbaruar të dyja mandatet si President, qartësisht dhe qëllimisht ai e ktheu Rusinë në një “demokraci të menaxhuar”, duke mos i respektuar të drejtat politike dhe ato të njeriut, duke ndjekur një politikë të jashtme agresive dhe duke rikthyer kontrollin shtetëror mbi korporatat gjigante, veçanërisht ato të naftës dhe gazit.
Megjithatë, misteret ende i mbajnë të mbështjella muret e larta të Kremlinit. Njerëzit brenda dhe jashtë Rusisë pyesin se çfarë drejtimi po merr vendi. Kjo paqartësi paraqet problem në veçanti për Shtëpinë e Bardhë, e cila është e gatshme ta shtypë butonin e ristartimit në raport me Moskën. Shtëpia e Bardhë ka nevojë për Moskën në disa çështje themelore, siç janë: Irani dhe lufta në Afganistan. Deri para pak muajsh është menduar se Putini, Kryeministri aktual, është ai që drejton punët e Rusisë. Kurse, Presidenti Medvedev, i zgjedhuri dhe i mbrojturi i Kryeministrit, është vetëm këlysh i Putinit. Megjithatë, duket se gjërat nuk janë plotësisht kështu. Në fjalimet e tij, Medvedevi duket sikur dëshiron ta largojë Rusinë nga modeli i Putinit. Gjatë fjalimeve të tij, përfshirë fjalimin para kombit, paraqitjen para partisë së tij Rusia e Bashkuar, si dhe në manifestin e publikuar në faqen e internetit, Medvedevi ka kritikuar ashpër ato që ka ngritur mësuesi i tij. Natyrisht, ai nuk përmendi emra. Medvedevi kundërshtoi korporatat shtetërore dhe varësinë e sëmurë të Rusisë nga të ardhurat prej burimeve natyrore. Po kështu, shefi i Kremlinit ngriti pikëpyetje edhe mbi stilin e politikës së jashtme ruse.
Jurist me profesion, Medvedevi duket se po përpiqet të shtyjë përpara shtetin ligjor. Ai i kërkoi partisë së tij Rusia e Bashkuar, që të mësojë t’i fitojë zgjedhjet në mënyrë të ndershme. Komentet erdhën pas akuzave se zgjedhjet rajonale të tetorit ishin të manipuluara.
Lufta kundër korrupsionit, që veçse thellohet, është lart në listën e prioriteteve të Presidentit rus. Llogaritet se një e treta e prodhimit të brendshëm të Rusisë shkon për të paguar ryshfete.
Të gjitha këto kërkesa bëhen në emër të modernizimit të Rusisë dhe të gjitha mirëpriten nga perëndimi nëse vihen në jetë. Por, Presidenti rus ka marrë pak hapa për ta mbështetur në realitet këtë retorikë, që e ka zanafillën prej fillimit të presidencës së tij. Megjithatë, këtu ia vlen të theksohet urdhri i Medvedevit për hetimin e vdekjes në burg të një avokati, i cili kishte folur vazhdimisht për më shumë transparencë në Rusi. Medvedevi po ashtu ka larguar nga puna këshilltarin e tij për media, njëherësh një aleat i Putinit, për abuzim me detyrën.
Mosveprimi i Medvedevit ka shkaktuar shumë spekulime. A është ai realisht i interesuar për një drejtim ndryshe nga ai i Putinit, apo është thjesht një valvolë e përdorur prej Kryeministrit për të kontrolluar frustrimet e publikut? Ndoshta të dyja anët ekzistojnë së bashku, me qëllim që të kënaqin audienca të ndryshme.
Nga ana tjetër, Putini e mbështeti fjalimin e Medvedevit para kombit, në të cilin kërkonte modernizimin e ekonomisë. E vërteta është se askush nuk e di me siguri se si janë dhe në ç’drejtim po shkojnë marrëdhëniet Medvedev-Putin. Ndoshta dhe ata vetë nuk e kanë shumë të qartë.
Gjërat do të jenë më të qarta me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2012, zgjedhje në të cilat Putini ka të drejtë të kandidojë sërish për postin e Presidentit. Kjo pasiguri e bën shumë të rrezikshme marrjen e anëve, thjesht duke hamendësuar. Shtetet e Bashkuara nuk kanë zgjedhje veçse t’i qasen kësaj situate të paqartë në mënyrën më të mirë të mundshme - të përpiqen të përfitojnë kur munden, t’i mbrojnë interesat e të dyja vendeve kur ka vend për një gjë të tillë dhe të kenë mosmarrëveshje kur një gjë e tillë është e nevojshme. Medvedevi mund të jetë Gorbaçovi tjetër i Rusisë. Kjo do të ishte pozitive. Megjithatë, mos llogarisni shumë tek ai.
Share