• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Premte, 11 Dhjetor 2009 21:14

Dragash - Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, e përmbylli sot fushatën elektorale në Komunën e Dragashit, duke qëndruar në fshatin më të madh të Gorës, Restelicë, banorëve të së cilit vendbanim u premtoi angazhim më të madh të qeverisë në këtë fshat.
"Kandidatët tanë do të fitojnë, nga Mitrovica e deri në Restelicë, nga Kamenica e deri në Han të Elezit, nga Klina e deri në Prizren. Prandaj bëhuni edhe ju pjesë e kësaj fitore të madhe të PDK-së", u ka thënë ai përkrahësve të tij në Restelicë.
Boshnjako goranët, sipas tij, janë njerëz punëtorë, të dashur, tolerantë dhe njerëz të mirëkuptimit. Prandaj iu sugjeroi që ta përkrahin kandidatin e PDK-së për kryetar të Dragashit, Salim Jenuzin, neriun i cili, sipas tij, do t'i respektoj vlerat e tyre.
Dragash - Në shkollën fillore “Fetah Sylejmani”, në Dragash, përfaqësuesit e OSBE-së, Francis Carlier dhe Valeria Vukman, në kuadër të shënimit të 61 vjetorit të Deklaratës mbi të Drejtat e Njeriut, kanë pasur një takim me filloristët e kësaj shkolle nga dy komunitetet, të cilët janë njoftuar me rëndësinë e kësaj Dite.
Të pranishëm në këtë takim, nxënësve u janë drejtuar Hajri Ramadani, drejtor komunal i Arsimit dhe Kulturës, Lindita Piraj, zyrtare komunale për Barazi Gjinore dhe Uzair Hamza nga zyra komunale e Komuniteteve.
Ramadani me këtë rast ka thënë se kjo ditë ka filluar të shënohet, që nga viti 1959, prej kur edhe fëmijët gëzojnë më shumë të drejta. Ndërkaq, Uzair Hamza ka theksuar se të gjitha ligjet e Kosovës janë harmonizuar me ligjet ndërkombëtare, të cilat i përcaktojnë të drejtat e fëmijëve.
Prizren - Sektori për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prizren, të përkrahur edhe nga Inspektorët komunal të Prizrenit dhe përfaqësues nga institucionet tjera që merren me luftimin e kësaj dukurie, të enjten kanë kontrolluar disa lokale, për të cilat dyshohej se merren me veprimtari kundërligjore. Policia rajonale në Prizren, sot njoftoi se aksioni është ndërmarrë, me qëllim të identifikimit të viktimave të mundshme të Trafikimit, si dhe arrestimin e personave të dyshuar që merren me këtë veprimtari. Sipas policisë, gjatë kontrollimit të disa lokaleve, janë hasur duke punuar 19 femra, shtetase të Moldavisë, 15 nga Shqipëria, 3 nga Ukraina, 2 nga Bullgaria, 1 nga Rusia dhe 1 shtetase kosovare.
Inspektorët komunalë, për shkaqe sanitare, i kanë mbyllur me këtë ras 11 lokale, ndërsa me këto femra dhe personat që janë marrë me veprimtari kundërligjore, do të merren organet e drejtësisë.
Rahovec - Në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot në Fshatin Fortesë të Rahovecit, një person është lënduar rëndë, ndërkohë që i janë shkaktuar dëme të mëdha një afaristi.
Policia raportoi se, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, shoferi ka humbur kontrollin ndaj automjetit që drejtonte dhe përplaset në një pompë derivatesh, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa bashkudhëtari i tij lëndohet rëndë.
Suharekë - Një anëtar i Kryesisë së LDK-së në Suharekë dhe këshilltar në Kuvendin Komunal, ka raportuar në polici, se në telefonin e tij personal ka pranuar disa mesazhe kërcënuese. Policia rajonale e Prizrenit, ka njoftuar se këto mesazhe kërcënuese, kishin pasuar pas një takimi të Sami Jupajt me Ramë Vatën, kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës.
Hetuesia Rajonale në Prizren ka ndërmarrë masa të shpejta hetimore dhe ka arritur të zbulojë dy persona nga Suhareka, anëtarë të LDK-së, por që janë përkrahës të kandidatit të AAK-së për kryetar të Suharekës, Blerim Kuqi.
Personat e identifikuar kanë pranuar para policisë, se i kanë dërguar këto mesazhe, si shenjë revolte ndaj takimit të Sami Jupajt me kandidatin e PDK-së, Rame Vatën.
Pas konsultimit me Prokurorinë, të dyshuarit janë liruar, ndërsa lënda i përcillet prokurorisë.
Prishtinë - Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim” fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend, megjithëse e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë incident shqetësues, përmendi komunat e Prizrenit dhe të Kaçanikut, ku kanë evidentuar një fjalor më të ashpër të kandidatëve për kryetar dhe disa parregullsi tjera.
Përfaqësues të koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në veprim” në një konferencë për media, lidhur me procesin zgjedhor të 13 dhjetorit, u bënë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të dalin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ndërsa duke premtuar vëzhgim të plotë të procesit zgjedhor, kërkuan edhe nga institucionet gjegjëse që të sigurojnë një proces të rregullt dhe demokratik.
Berlin - Përderisa në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë po vazhdojnë seancat dëgjimore për ligjshmërinë e pavarësimit të Kosovës, sot në Berlin qëndroi shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, i ftuar në konferencën “Dialog i ri transatlantik - liderët gjermanë dhe amerikanë, në dialog me liderët e Ballkanit Perëndimor”.
Ministri Hyseni, nga Haga, ku i përcolli seancat gjyqësore për Kosovën, ka mbërritur në Berlin, ku ka zhvilluar një takim me homologun e tij gjerman, Guido Westerwelle.
Ndërkaq, të shtunën dhe të dielën, ministri Hyseni do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga Instituti “Aspen”, ku pritet pjesëmarrja e shumë ministrave të Jashtëm nga Ballkani Perëndimor.
Podgoricë - Kryeministri i Malit të Zi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (PSD) në pushtet, Milo Gjukanoviq, ka konfirmuar se do ta lë postin e kryeministrit, para përfundimit të mandatit katërvjeçar, pa dhënë saktësisht kohën se kur do të ndodh kjo.
Ndërkaq, opozita pro-serbe mendon se këto ndërrime, Gjukanoviq pritet t’i bëj për të njohur pavarësinë e Kosovës, për të fshehur korrupsionin dhe, që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të kandidojë për kryetar të vendit.
Prishtinë - Në kinemanë ABC në Prishtinë, sot filloi “Java e filmit turk”, e cila organizohet për të dytën herë dhe konsiderohet si reflektim i lidhjeve të thella historike dhe kulturore, mes Kosovës dhe Turqisë.
Regjisori i filmit “Kabadayı”, Ömer Vargı, dhe aktorët në rolet kryesore, Şener Şen dhe Kenan İmirzalioğlu, i njohur për publikun kosovar si Mehmed Kosova, marrin pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të kësaj jave.
Share