• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Martë, 15 Dhjetor 2009 09:35

Dragash
- Kandidati i PDK-së, Salim Jenuzi, edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve arriti ta ruaj epërsinë që kishte kundrejt kandidatit nga LDK-ja.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, rezultat ky i konfirmuar edhe nga dy subjektet që garuan në balotazh, kandidati i PDK-së, Salim Jenuzi e ka fituar balotazhin e 13 dhjetorit, duke fituar 6.518 vota, ose 53.3 për qind, ndërkaq kundër kandidati i tij, Halim Shemsidini, ka tubuar 5.701, ose 46.7 për qind.
Sipas këtyre të dhënave, fletëvotime të rregullta kanë qenë 12.365, ndërkaq me kusht 365 sosh. Pjesëmarrja e votuesve në procesin zgjedhor ka arritur shifrën 35.9 për qind, ndërkaq, edhe kësaj radhe, votimet janë mbajtur në një atmosferë të qetë dhe demokratike, duke mos u shënuar asnjë parregullsi.
Prishtinë - Përfaqësuesi Special i BE-së, Pieter Feith, pas mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, i ka përshkruar ato si një hap i rëndësishëm në avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, përmes krijimit të qeverisjes efektive, më afër qytetarëve.
Këto zgjedhje lokale, sipas Feithit, paraqesin një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën, në tranzicionin e saj drejt një shoqërie shumetnike, si pjesë e Evropës. “Kam besim se përfaqësuesit e ardhshëm, në nivelin komunal, do të dëshmohen udhëheqës të mirë dhe do të punojnë për pajtimin në mes të komuniteteve në Kosovë. Ju dëshiroj atyre shumë sukses gjatë mandatit të ardhshëm të rëndësishëm, që ua besuan votuesit”, tha Pieter Feith.
Prishtinë - Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë, ENEMO, ka konstatuar përmirësime në raundin e dytë të zgjedhjeve. Ata vlerësuan se në raundin e dytë është përmirësuar procedura e votimit dhe është vënë re efikasitet më i madh në numërimin e votave.
Shefi i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë, Darko Aleksov, gjatë prezantimit të raportit paraprak të vëzhguesve, tha se ishin vërejtur edhe një numër parregullsish. Ndërkaq, sipas tij, shumë deklarata të mashtrimit dhe manipulimit nga shumica e partive, janë bërë shpesh pa konsideratë ndaj mekanizmave ligjorë dhe kjo ka krijuar një atmosferë të tensionuar, në të cilën legjitimiteti i rezultateve mund të sfidohet.
Prishtinë - Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon ta kontestojë rezultatin e prezantuar për komunën e Prizrenit, duke besuar se kandidati i kësaj partie ka fituar.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media, tha se kjo parti politike i ka kërkuar edhe zyrtarisht kryetares së KQZ-së, Nesrin Lushta, t’i konservojë pakot e votimit në Prizren, në mënyrë që numërimi të bëhet publikisht.
Haziri prezantoi edhe disa dëshmi, që sipas tij, janë argumente se në Prizren ka pasur disa falsifikime, të cilat bënë që kandidati i PDK-së të kalojë në epërsi, në raport me atë të LDK-së. Haziri ua ka shpërndarë gazetarëve një kopje të procesverbalit nga një qendër e votimit, për të cilën tha se është falsifikuar.
Prishtinë - Partia Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar procesin si të rregullt dhe sipas standardeve demokratike. Enver Hoxhaj, tha se PDK-ja ka fituar në 16 komuna dhe do të bashkëqeveris në 4 komuna të tjera.
Ndonëse në komunën e Prizrenit rezultati dallon vetëm me 42 vota në favor të PDK-së, Hoxhaj tha se kjo komunë do të qeveriset nga Partia Demokratike, sepse njëherë për njëherë është fituese në Prizren.
Duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve të LDK-së dhe AAK-së, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre për manipulim dhe vjedhje të votave në disa komuna, përfshirë edhe Prizrenin, nënkryetari Hoxhaj tha se kjo është arsyetim për humbjen e tyre.
Prishtinë - “Franca ka qenë në vazhdimësi mbështetëse e fuqishme e Kosovës dhe e aspiratave të popullit të saj për liri e pavarësi”, tha presidenti Fatmir Sejdiu, në takimin lamtumirës që pati dje me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, François-Xavier Deniau.
Kjo mbështetje, tha presidenti , u shpreh me peshë të veçantë edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku Franca mbrojti në mënyrë të shkëlqyeshme legjitimitetin e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe të drejtën e popullit tonë për të jetuar i lirë dhe i pavarur.
Ndërkaq, ambasadori francez në largim, ritheksoi përkushtimin e vendit të tij për ta përkrahur edhe më tej Kosovën, në të gjitha fushat e jetës.
Prishtinë - “Portugalia gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm për Kosovën, si para, ashtu edhe pas pavarësimit të vendit tonë dhe ne nuk mund ta harrojmë kurrë aktin e njohjes së pavarësisë sonë, në një moment krucial për ne”, theksoi presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati dje me ministrin e Mbrojtjes së Portugalisë, Augusto Santos Silva. Duke rikujtuar faktin se vendi ynë deri më sot është njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 63 vende anekënd botës, Sejdiu kërkoi nga ministri portugez  që të shfrytëzojë influencën e vendit të tij për ta ndihmuar edhe më tej procesin e njohjes nga vendet që ende nuk e kanë bërë këtë.
Ndërkaq, ministri portugez i Mbrojtjes, tha se vizioni i Portugalisë është shumë i qartë, Kosova ka perspektivë evropiane dhe duhet të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Share