• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Enjte, 17 Dhjetor 2009 19:32

Prizren
- Vetëm pak ditë pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve për kryetar, në 21 komuna të Kosovës, KQZ-ja ka vendosur të anulojë rezultat në 9 vendvotime, për shkak të parregullsive të evidentuara.
Me rekomandim të Qendrës për numërim të votave, Komisioni Qendror Zgjedhor, në një mbledhje që mbajti dje me dyer të mbyllura, ka anuluar rezultatet e votave, aty ku janë evidentuar parregullsi. Prej nëntë vendvotimeve të anuluara, tri prej tyre janë në Prizren, ku kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hanefi Muharremi, dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Muja, kanë fituar përqindje të njëjtë 50:50.
Burime brenda KQZ-së, bëjnë të ditur se janë mbi 500 vota të anuluara. Kandidati i LDK-së, Henefi Muharremi, humb 312 vota, ndërsa kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, ka humbur 227 vota.
Anulimi i këtyre votave, thuhet se është bërë për shkak të mospërputhjes së nënshkrimeve në procesverbalet e vendvotimeve si dhe për shkak të dyshimit për manipulime me kutitë.
Mbetet që numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara të qartësojë rezultatin zgjedhor në Prizren, ku të dyja partitë PDK dhe LDK pretendojnë se janë fituese.
Prizren - Koalicioni i OJQ-ve kosovare, “Demokracia në Veprim”, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që janë duke ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe organet tjera për zgjedhje.
Demokracia në Veprim i bën thirrje KQZ-së dhe organeve tjera të përfshira në procesin zgjedhor, që të jenë më transparente për të gjitha vendimet të cilat merren.
Udhëheqësi i këtij koalicioni, Ismet Kryeziu, i ka bërë thirrje KQZ-së që të ketë një koordinim të plotë me KKZ-të, ndërkohë që ka kërkuar nga të gjitha partitë politike që të ndërpresin deklarimet e tyre për çështjen e fituesit të Prizrenit, për t’u lenë hapësirë dhe kohë organeve kompetente që t’i përfundojnë të gjitha procedurat e duhura.
Prizren - Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, ka përuruar dje në Prizren, fazën e parë të projekteve; Instalimi i sistemit qendror të gazrave mjekësore, instalimi i sistemit solar për ujë të nxehtë dhe renovimi i ngrohtores qendrore, renovimi i katit të parë të ndërtesës qendrore me destinim për repartet e ORL-së dhe Oftamologjisë. Gashi me këtë rast ka premtuar se MSH, do t’i përkrahë punonjësit shëndetësorë dhe qendrat mjekësore të vendit me pajisje dhe aparaturë të re, në edukimin e vazhduar të stafit, furnizim të qëndrueshëm me barna, investime të reja dhe sigurim të kushteve që veprimtaria shëndetësore të funksionojë brenda legjislacionit në fuqi.
Prishtinë - Republika e Malavit e ka njohur shtetësinë e vendit tonë. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ku në një njoftim të saj thuhet se ministri Skënder Hyseni është njoftuar përmes një note verbale, se Republika e Malavit, më 14 dhjetor 2009 e ka njohur shtetësinë e Kosovës.
Republika e Malavit, nga Afrika Jugore, u bë shteti i 64-të që e njeh shtetësinë e vendit tonë.
Prishtinë - Tre persona janë arrestuar në lidhje me të ashtuquajturin “Rasti Tisa”, me urdhër arrest të lëshuar nga gjykatësi për procedurë paraprake i EULEX-it.
Lidhur me rastin Tisa, siç thuhet në një komunikatë të EULEX-it, edhe katër persona të tjerë janë në arrest të përkohshëm, të autorizuar nga Prokurori special i EULEX-it.
Arrestimet janë kryer nga Policia e Kosovës, me akuzë për një seri operacionesh në mëngjesin e së mërkurës. Këto operacione janë kryer në komunat e Vitisë, Gjakovës, Podujevës, Gjilanit dhe Prishtinës.
Prishtinë - Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka shpallur dje "Top Ndërmarrjen e vitit 2009", Fabrikën e lëngjeve “Laberion” nga Podujeva. Ndërkaq si ndërmarrje më të suksesshme të vitit, janë shpallur 12 ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga sektorët e ndryshëm.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Jonuz Kastrati, tha se kjo ministri, përmes projektit “Ndërmarrja më e suksesshme e Vitit” e ka kthyer promovimin e sukseseve të bizneseve tona në një manifestim tradicional dhe kjo mundëson përcjelljen e trendit të rritjes së forcës reale ekonomike të Kosovës, përball konkurrencës rajonale.
Prishtinë - Kosova dhe Maqedonia e nënshkruan dje marrëveshjen e parë në fushën e ekonomisë, e cila mundëson bashkëpunim në disa sfera dhe pritet të sjell një zhvillim më të madh të të dyja vendeve.
Ministri i Ekonomisë i Kosovës, Ahmet Shala, dhe homologu i tij nga Maqedonia, Fatmir Besimi, thanë se dy vendet e kanë prioritet perspektivën evropiane, duke theksuar se bashkëpunimi i ndërsjellë është një nga vlerat thelbësore të Bashkimit Evropian.
Prishtinë - Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton i ka dërguar një letër falënderuese kryetarit të shoqatës “Miqtë e Amerikës, miqtë e Bill Clintonit”, Agim Rexhepit, përmes së cilës falënderohet për organizmin e pritjes në Prishtinë dhe ndërtimin e shtatores.
Clinton, i cili ishte edhe vet i pranishëm në ceremoninë e përurimit të shtatores, deri më tani disa herë ka dhënë falënderime për popullin dhe institucionet e Kosovës për këtë nder që i është bërë.
Shtatorja e ish-presidentit Klinton është e vendosur në lagjen Dardania në Prishtinë. Ajo është e punuar në bronz, është e gjatë tri metra dhe peshon rreth 900 kilogramë.
Kukës - Sasi të mëdha bore kanë vijuar të bien edhe gjatë natës në rrethin e Tropojës, në Shqipëri. Nga informacionet më të fundit që vijnë nga qyteti më verior i vendit, bëhet e ditur se reshjet e borës kanë shkaktuar edhe izolimin, thuajse të menjëhershëm të shumë fshatrave të komunave të Lekbibajt e Markegajt, ku trashësia e dëborës ka arritur në mbi 80 centimetra.
Ndërkohë, motit të keq i shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike, për shkak të një defekti në nënstacionin elektrik të tensionit të lartë.
Mungesa e energjisë elektrike ka lënë edhe pa ujë të pijshëm mbi 15 mijë banorë të qytetit të Bajram Currit dhe fshatrave përreth tij.
Share