• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Liberalizimi i vizave – Reagon shoqëria civile!
e Diel, 20 Dhjetor 2009 12:58

borni
Lëvizja FOL, së bashku me Institutin Ballkanik të Politikave (IPOL) dhe Iniciativën për Progres (INPO), organizuan të shtunën një performancë para obeliskut “Neë Born” në Prishtinë, duke e mbuluar atë me perde të zezë, për të reaguar kundër, siç u shprehen ata, izolimit të Kosovës, pasi vendi ynë nuk u përfshi në liberalizimin e vizave.
Seb Bytyçi, drejtor ekzekutiv i IPOL-it tha se, përderisa Evropa gjatë Luftës së Ftohtë ka qenë e ndarë nga Perdja e hekurt mes shteteve kapitaliste dhe atyre komuniste, sot ajo ndahet nga një Perde e zezë, mes shteteve të Bashkimit Evropian dhe atyre që aspirojnë të jenë pjesë e saj. Sipas tij, shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, BE -ja u ka premtuar anëtarësim dhe, në fazën e ndërmjetme, udhëtim pa viza për qytetarët e tyre, nëse ato plotësojnë disa kritere. “Sivjet janë bërë 20 vjet nga rënia e Murit të Berlinit dhe Perdes së hekurt. Mirëpo, qytetarët e Kosovës ende ballafaqohen me mure, duke neglizhuar vendin tonë në procesin e liberalizimit të vizave. Kjo ka bërë që BE-ja ta ndihmojë izolimin e Kosovës”, tha Bytyçi duke shtuar se çmimi mesatar i një vize Schengen për kosovarët është 124 Euro, përderisa paga mesatare mujore është 240 Euro. “Gati gjysma e kërkesave të kosovarëve për viza, refuzohen. Kosova ka shkallën më të lartë të refuzimit të kërkesave për viza në rajon. Fatkeqësisht, Kosova sot është shteti më i izoluar në botë”, tha ai.
Ndërkaq, Ramadani Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes FOL, tha se Bashkimi Evropian po e izolon Kosovën dhe, në këtë mënyrë, po stimulon trafikimin me qenie njerëzore. “Përderisa BE-ja ka nisur procesin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën, një gjë të tillë nuk po e bën edhe me Kosovën, duke dështuar kështu të dëshmojë unitet dhe të zgjerojë zonën e paqes dhe prosperitetit”, tha Ilazi. Sipas tij, institucionet e Kosovës po i kontribuojnë izolimit të vendit, duke mos treguar vullnet politik të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. “BE-ja gjithashtu po tregon standard të dyfishtë ndaj Kosovës, përderisa për Serbinë po vlen deklarata se një popull nuk mund të dënohet për fajin e liderëve të tij, një gjë e tillë po ndodh pikërisht në Kosovë, ku qytetarët po dënohet pikërisht për fajin e liderëve të tyre. Nuk e kuptojmë këtë sjellje, duke qene se përmbushja e kritereve qenësore në procesin e liberalizimit të vizave, siç është kontrolli i kufijve dhe sundimi i ligjit, janë fusha ku kanë përgjegjësi ekzekutive KFOR-i respektivisht EULEX-i”, tha ai.
Lëvizja FOL, së bashku me Institutin Ballkanik të Politikave dhe Iniciativën për Progres, apeluan tek BE-ja që ta përfshijë edhe Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, ndërkaq tek Qeveria e Kosovës ata apeluan që të angazhohet seriozisht në plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Share