• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Inspektorati ndalon lëngjet e dyshimta serbe
e Enjte, 31 Dhjetor 2009 01:02
sokInspektorati Sanitar i Kosovës ka ndërmarrë një aksion në nivelin lokal dhe qendror, lidhur me çështjen e ngritur rreth lëngjeve të prodhuara në Serbi si: “La vita” , “Hello”, “Verde”, “Takovo”, “Fruvita” dhe “Nectar”.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të testohen këto produkte serbe, pasi që janë vënë në dyshim për cilësinë e tyre. “Këto lëngje janë ndaluar dhe bllokuar nga qarkullimi, deri në rezultatet përfundimtare, të cilat do të analizohen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, pasi Inspektorati Sanitar ka marrë mostrat nga distributorët e këtyre produkteve”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas kësaj ministrie, arsyeja për bllokimin e këtyre produkteve vjen pas dyshimeve të ngritura rreth cilësisë në përmbajtjen e produkteve në deklaracion. “Pas kryerjes së analizave, në varësi nga rezultatet, do të merren masa të tjera ligjore, që nënkuptojnë largimin e këtyre produkteve nga tregu kosovar, fletëparaqitjet në gjykata ose edhe dhënien e lejes për qarkullim”, theksohet në këtë njoftim.
Ditë më parë, vetë shteti serb ka urdhëruar qytetarët që të mos i blejnë këto lëngje, ndërkohë që të gjitha këto lloje të lëngjeve janë prezentë në tregun e Kosovës dhe kanë nivel të lartë të shitjes.
Share