• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Thaçi: S'ka zgjedhje para kohe!
e Enjte, 31 Dhjetor 2009 02:35
Hashim_Thaci_-_11Kryeministri Hashim Thaçi thotë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vjeshtë të vitit 2011, duke respektuar afatet kushtetuese dhe ligjore. Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, sipas tij, po trumbetohet më së shumti nga opozita.
Shefi i Qeverisë ka theksuar se do të respektohet afati kushtetues dhe ligjor, që nënkupton zgjedhje në vjeshtën e vitit 2011 dhe se nga ky qëndrim, nuk e lëvizin madje as deklarimet e ambasadorit amerikan, Christopher Dell, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve në pranverën e vitit 2010. “Duhet të respektohet hapësira demokratike, rregulla demokratike, kushtetuta, ligjet dhe vullneti i spektrit politik. Vullneti i spektrit politik dhe partnerëve është që të kemi forcim të shtetit të Kosovës dhe jo eksperimentim”, është shprehur Thaçi.
Megjithëse e ka vlerësuar si të suksesshme punën e kabinetit qeveritar, ai nuk e përjashton mundësinë e “rifreskimeve” në të ardhmen, me qëllim të rritjes, siç është shprehur ai, të përgjegjësisë së punës së institucioneve.
Sipas kreut të Ekzekutivit, 2009-ta ka qenë vit i qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, luftës së pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe i anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.Ndërsa, si prioritete kryesore për vitin që po hyjmë, kryeministri Thaçi përmend luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ngritjen e mirëqenies sociale etj. “Prioritetet e Qeverisë së Kosovës për periudhën e ardhshme janë vazhdimësia e qeverisjes së mirë, sundimi i ligjit, luftës së pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, anëtarësimi i Kosovës në institucionet tjera ndërkombëtare, përfitimi i opinionit pozitiv nga GJND-ja, vazhdimi i njohjeve edhe më të fuqishme ndërkombëtare, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale të qytetarëve dhe investimet e gjithanshme në republikën e Kosovës, qoftë në aspektin e infrastrukturës, reformat demokratike duhet vazhduar, sidomos në legjislacion, ekonomi dhe politikë”, u shpreh kreu i qeverisë.
Derisa në vitin 2008, Kosova ka pasur një rritje prej 5.4 për qind, sivjet rritja vlerësohet rreth 5 për qind. Thaçi beson se ky trend pozitiv i rritjes së zhvillimit ekonomik, do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2010.
Share