• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Lirohet hoteli i vetëm në Dragash |
e Enjte, 31 Dhjetor 2009 16:24 |
![]() Në përgjithësi, të gjithë qytetarët pajtoheshin se, më e madhe ishte dobia e pranisë së KFOR-it në këtë vend, se sa formalitetet e gjërave që kanë të bëjnë me komoditetin, sidomos në vitet e para të pasluftës.
Sot, qyteza e Dragashit llogaritet të jetë ndër vendbanimet më të qeta në vend, ndërkohë që në vitet e para të pasluftës, llogaritet të ishte në krye të komunave më të rrezikuara, pasi atëkohë patën ndodhur shumë shpërthime dhe detonime me motive politike.
Edhe krerët e partive politike e kanë përshëndetur praninë e KFOR-it në këtë objekt dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar largimin e tyre. I pari që publikisht e kërkoi largimin e ushtrisë nga ky hotel, ishte kandidati për kryetar Komune nga AAK-ja, në zgjedhjet e 15 nëntorit, Burim Piraj. Ai madje, largimin e ushtrisë dhe angazhimin e pushtetit lokal që të bëhet trysni ndaj AKP-së, që këtë objekt ta nxjerrë në shitje, e kishte pjesë të premtimeve parazgjedhore. Piraj nuk ka arritur të fitonte besimin e qytetarëve për ta marrë timonin e kësaj komune, por edhe tani nuk ka hezituar që në emër të partisë së tij, ta përsërisë qëndrimin parazgjedhor. “Nuk është kjo se jam kundër ushtrisë, apo KFOR-it. Por, pas një dekade, pasi gjërat kanë lëvizur për të mirë, ushtria duhet të vendoset në periferi të qytezës, ndërsa ky objekt i çmueshëm që ka Dragashit, duhet të shitet, për ta vënë në funksionin, për çka edhe ishte ndërtuar. Dragashi ka nevojë për një hotel”, tha Piraj.
Burimet tona nga AKP-ja, mësojnë se hotel “Sharri” në Dragash, do të nxirret për shitje, që në valën e parë të privatizimit, në vitin 2010, saktësisht në muajin mars. |