• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Enjte, 31 Dhjetor 2009 17:28

Dragash
- Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, me rastin e festës së Vitit të Ri, në emrin e tij personal dhe në emër të administratës komunale, i ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit dhe më gjerë, duke iu dëshiruar më shumë paqe, begati dhe lumturi gjatë vitin vijues. “Urimet më të përzemërta, me rastin e festës së Vitit të Ri 2010. Nata më e gjatë dhe më solemne, le të kalojë me gëzim dhe hare, e kurrsesi mos lejoni që kjo natë të shndërrohen në kujtim për të keq, duke përdorur pa kontroll lëndë plasëse, të cilat paraqesin rrezik për lëndime serioze apo edhe më keq. Ju falënderoj të gjithëve, pa dallim, për angazhimin tuaj rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë. Lus Zotin që ky vit të ju sjellë edhe më shumë paqe, begati dhe lumturi, juve dhe familjeve tuaja”, thuhet në mesazhin e kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi.
Dragash - Për shkak të festave të fundvitit, nga Administrata komunale e Dragashit, mësohet se, tri ditë të muajit janarë, do të jenë festive, kur edhe kjo administratë do të pushojë, si çdo administratë tjetër publike.
Avni Nebiu, drejtor i Administratës komunale dhe Personelit në Dragash tha se me 1 janar, ditë e premte, 4 janar, ditë e hënë dhe 7 janar, ditë e enjte, administrata komunale nuk do të punojë, për shkak të festave zyrtare që janë përcaktuar me kushtetutën e Republikës.
Nebiu ka apeluar tek qytetarët, të cilët kanë nevojë për dokumentacione të ndryshme, që në këto data të mos vijnë në Komunë, pasi që nuk do punohet.
Dragash - Pas dhjetë vjetësh, hoteli i vetëm në Dragash “Sharri”, i është dorëzuar Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), i cili do ta nxjerr më pas këtë objekt në shitje.
Burimet tona nga AKP-ja, mësojnë se hotel “Sharri” në Dragash, do të nxirret për shitje, që në valën e parë të privatizimit, në vitin 2010, saktësisht në muajin mars. Mënjëherë, pas përfundimit të luftës, kontingjenti i forcave turke të KFOR-it, ishte vendosur në këtë objekt, pronë e Ndërmarrjes Tregtare “Koritniku” në Dragash dhe, deri më tani, aty i ka zhvilluar të gjitha aktivitetet ushtarake, të cilat jo edhe aq këndshëm janë pranuar nga banorët që jetojnë afër tij. Ndonëse janë shprehur se ndihen më të sigurt, për shkak të pranisë së tyre, banorët ankoheshin për zhurma të mëdha të tankeve dhe ushtrimeve të tjera që zhvillonte ushtria turke, pastaj rrethojave me gjemba e deri tek pamja jo e hijshme që ishte krijuar në qendrën më të madhe të kësaj qyteze, ku edhe ndodhet selia e Komunës.
Helsinki - Një shqiptar nga Kosova, në Finlandë ka vrarë ish-gruan e tij, pastaj ka kryer një masakër në një qendër tregtare, ku më pas vret edhe veten.
Ibrahim Shkupolli, 43-vjeç, i ka kryer këto akte të rënda, në prag të ndërrimit të viteve. Ai ka hapur zjarr në një qendër tregtare në periferi të Helsinkit, duke shkaktuar vrasjen e katër personave, mes qindra klientëve që ndodheshin në ndërtesë.
Nga e gjithë kjo ngjarje pati 6 të vdekur dhe shumë të plagosur, ndërkohe paniku mes njerëzve në ato momente tmerri, ka qenë i madh.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e vërteta që e çuan shqiptarin e Kosovës drejt masakrës dhe dhënies fund të jetës së tij.
Prishtinë - Policia ka njoftuar se i ka bërë të gjitha përgatitjet, me rastin e festës së Vitit të Ri. Çdo Drejtori Regjionale e Policisë, me njësitë e tyre, kanë përpiluar planet operative dhe janë përgatitur për t’u përballur me situata të papritura në këtë periudhë kohore.
Qëllimi i përbashkët i këtyre planifikimeve, siç thuhet në një komunikatë të Policisë, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, kontrolli i masës, turmave të njerëzve gjatë manifestimeve, parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale, si dhe masa të shtuara te sigurisë rreth objekteve me rëndësi vitale, ndërkohë që nuk do të lihet pas dore as kontrolli i shtuar në trafik.
Share