• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Krerët e Kosovës ngushëllojnë Finlandën!
e Premte, 01 Janar 2010 14:47
shkupolliMe rastin e ngjarjes tragjike në qytetin Espoo të Finlandës, kur një qytetar me prejardhje nga Kosova kreu një sulm kriminal, duke ua shuar jetën pesë qytetarëve finlandezë, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentes së Republikës së Finlandës, Tarja Halonen. “Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen tragjike të jetës së pesë qytetarëve të vendit tuaj, pas një akti të rëndë kriminal që kreu në qytetin Espoo një qytetar me prejardhje nga Kosova. Lajmi për këtë tragjedi është pritur me pikëllim kudo në vendin tim, ndaj, e nderuara presidente, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë dhe të solidaritetit, t’ua përcillni edhe familjeve të viktimave dhe gjithë popullit finlandez”, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e presidentit Sejdiu, i cili vazhdon edhe me këto fjalë: “Shpirtërisht dhe në lutje jemi me ju në këto çaste zie! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!”.
Edhe kryeministri, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar homologun e tij, kryeministrin e Finlandës, Matti Vanhanen, qeverinë dhe qytetarët e Finlandës, me rastin e këtij krimi të rëndë, që ndodhi në periferi të Helsinkit.
Në telegram, mes tjerash thuhet: “Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për krimin e rëndë, të shkaktuar nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, i cili mori jetën e pesë qytetarëve të pafajshëm të vendit tuaj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ju, qeverinë tuaj, popullin finlandez dhe në veçanti për familjet e viktimave. Në këto momente të vështira, populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës, qëndrojnë përkrah jush, për të ndarë këtë dhembje të madhe”.
Në prag të ndërrimit të motmoteve, një shqiptar nga Kosova, në Finlandë ka vrarë ish-gruan e tij, pastaj ka kryer një masakër në një qendër tregtare, ku më pas vret edhe veten.
Ibrahim Shkupolli, 43-vjeç, ka hapur zjarr në një qendër tregtare në periferi të Helsinkit, ku mbeten gjashtë të vdekur dhe shumë të plagosur, ndërkohe paniku mes njerëzve në ato momente tmerri, ka qenë i madh. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e vërteta që e çuan shqiptarin e Kosovës drejt kësaj masakre.
Share