• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Një gjurmë e lashtësisë së Opojës!
e Shtunë, 02 Janar 2010 14:18
namazxhahuNë anën e majtë të rrugës Bellobrad – Bresanë, në mes të fushëgropës së Opojës, ngritët një kodër, e cila në shikim të parë ka pamjen e një elipse. Në majë të kësaj kodre gjendën gërmadhat e një monument të besimit islam, të cilin popullata e kësaj ane e quan “Namazxhah”.
Sipas gojëdhënave, këtë objekt e ka ndërtuar feudali shqiptar, Mehmed Hajredin Kuklibegu, si faltore e parë në Opojë, ku myslimanët i falnin “xhumatë”. Ky monument tregon se në Opojë ka ekzistuar civilizimi, shumë më herët se sa mendohet.
Sipas historianit, Enver Bahtiu, ky Namazxhah është trashëgimi nga koha e Perandorisë osmane, por lashtësia e kësaj kodre është me e vjetër se vet Perandoria osmane. “Gërmadhat e Namzxhahut, që sot ende i kanë mbijetuar dhëmbit të kohës, janë trashëgimi e kulturës osmane. Kjo perandori ka lënë gjurmët e saj në këtë vend, duke e zhdukur një trashëgimi më të rëndësishme për kombin tonë.
Ata kanë ndërtuar këtë faltore mbi Tumën ilire, e cila dëshmon lashtësinë e paraardhësve tanë”, thotë Bahtiu, duke sqaruar se rreth kësaj Tume, të vjetrit kanë organizuar manifestime të ndryshme kulturo-sportive. “Aty janë tubuar banorë nga vise të ndryshme shqiptare. Pavarësisht ndryshimeve që i kanë bërë pushtuesit me radhë, popullata ka vazhduar traditën, deri në kohën e sundimit komunist. Këta të fundit e transferojnë këtë manifestim në Dragash, i cili mbahej për nderë të Një Majit. Tuma e Opojës ishte një vend, ku janë lutur perëndive paganët e vjetër. Në afërsi të saj ekzistonin edhe dy vendbanime; Zinova dhe Gostili, nëpër të cilat kalonte rruga Lisus – Naisus (Lezhë – Nish). Me kalimin e kohës, edhe kjo rrugë i ka humbur gjurmët”, sqaron më tej Bahtiu.
Plaku 95 vjeçar nga fshati Buçe e Opojës, Shani Berisha, thotë se i mban të freskëta kujtimet, nga koha kur rreth këtij Namazxhahu janë zhvilluar gara kulturo-sportive. Por, ai nuk mban në mend t’i ketë treguar dikush se ky monument është i përvetësuar nga osmanët. “E di që jemi mbledhur tek Namazxhahu, për t’i ndjekur garat e mëdha kulturo-sportive, por nuk kam dëgjuar nga askush se ky monument ka ekzistuar edhe para Perandorisë osmane. Thjesht, ne e dimë si faltore në natyrë, ku më së shumti faleshin festat e mëdha islame”, thotë Berisha.
Mirëpo, historiani më me nam nga Prizreni, por me prejardhje opojane, Enver Bahtiu, thotë se Namazxhahu, i cili tek banorët më të vjetër të Opojës njihet si një faltore e thjeshtë në natyrë, i takon periudhës së vonë. Sipas tij, historianët kanë gjetur dëshmi se ky Namazxhah është ndërtuar mbi Tumën ilire dhe se të gjithë pushtuesit e kanë shndërruar në monument të vetin. “Të gjithë pushtuesit radhazi e kanë adaptuar këtë Tumë në monument të tyre. Kështu kanë bërë edhe osmanët. Komunistët përfundimisht i shuajnë aktivitetet që zhvilloheshin rreth tij, ndërkohë që institucionet e sotme ende vazhdojnë ta lënë në harresë”, pohon Bahtiu, duke u supozuar atyre, sidomos institucioneve kulturore të vendit, që të merren me këtë trashëgimi kulturore. “Opoja është një territor i lashtë ilir. Deri më sot, dhëmbi i kohës ka shlyer shumë gjurmë të vendbanimeve. Por, nuk është vonë... Ende ka gjurmë për të hulumtuar lashtësinë e Opojës, Dardanisë dhe në përgjithësi, lashtësinë e popullit shqiptarë. Ne kemi bërë punën tonë, radhën e kanë institucionet, për ta mbrojtur Opojën nga zhdukja e trashëgimisë kulturore”, përfundon Bahtiu.
Share