• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Portreti i Nënë Terezës, në pullat amerikane!
e Martë, 05 Janar 2010 21:38
Radio_SHARRI_-_Nena_TerezePullat postare, me të cilat amerikanët do të mbyllin korrespondencën e tyre, do të kenë imazhin e Nënë Terezës. Shërbimet Postare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar se në serinë e re të pullave që do të stampojë ky institucion, mes figurave të njohura të kinemasë dhe sportit amerikan, do të jetë edhe nobelistja për Paqe, Nënë Tereza.
Sipas shtypit amerikan, me anë të këtij veprimi, shërbimi Postar amerikan nderon Nënë Terezën, e cila mori Çmimin Nobel në vitin 1979, për punën e saj humanitare. Pulla postare do të mbajë portretin e Nënë Terezës, të pikturuar nga fituesi i shumë çmimeve, artisti Thomas Blackshear II. E njohur për përkushtimin dhe dhembshurinë për njerëzit e vuajtur dhe të varfër, kjo grua shtatvogël, qytetare nderi e SHBA-ve, i ka shërbyer njerëzve në nevojë në Indi dhe në gjithë botën, përgjatë 50 viteve. Figura e saj, përulësia dhe respekti që kishte për qenien njerëzore, pa përjashtim, ka frymëzuar shumë njerëz të ndjekin rrugën e saj, në ndihmë të njerëzve të varfër.
Kur murgesha me origjinë shqiptare mori çmimin Nobel, një ndër të shumtit që ajo mori gjatë jetës së saj, ajo u shpreh: “Në emër të të varfërve, të të uriturve, të të sëmurëve dhe të vetmuarve”, duke i bindur organizatorët që paratë që do të përdoreshin për banketin ceremonial, t’ua dhuronin të varfërve.
E respektuar në të gjithë botën, ajo bindi njerëz të biznesit dhe funksionarë shtetesh që të ofronin ndihma financiare dhe që kohën e tyre ta vëjnë dispozicion për ndihmë njerëzve me nevojë.
Ish-Presidenti, Ronald Regan, e nderoi atë me “Medaljen e Lirisë” në vitin 1985. Në të njëjtin vit ajo filloi punën mes të prekurve me AIDS në SHBA dhe në gjithë botën. Në vitin 1996, ish-presidenti Bill Clinton dhe Kongresi amerikan, i japin Nënë Terezës qytetarinë amerikane. Një vit më vonë, Kongresi amerikan e nderoi atë me “Medaljen e artë” për kontributin e saj humanitar.
Share