• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Problemet e blegtorëve të Sharrit!
e Mërkurë, 06 Janar 2010 13:25
Radio_SHARRI_-_Zbritja_e_deleve_nga_bjeshktBekim Qemaledini ka shumë dele, por edhe më shumë halle. Ai thotë se nuk e kupton faktin që deri më tash askush nuk ka çarë kokën për këtë degë të rëndësishme të ekonomisë, e cila, sipas tij, është duke i numëruar ditët e fundit.
Këtë blegtor të pasionuar, rrallë se mund ta gjej njeri në shtëpi, ngase pjesën më të madhe të kohës, ai  e kalon lartë në bjeshkët e Sharrit, ku përkujdeset për delet e tij, pa të cilat thotë se nuk mundet, ngase është mishëruar me këtë profesion, ndonëse nuk është edhe aq i lehtë. Rrugëtimi ynë deri në bjeshkë, ka zgjatur disa orë. Me tu ngjitur në lartësinë mbidetari mbi një mijë metra, të lehurat e qenve të paralajmërojnë se gjendesh shumë afër kopesë. “Mos u frikësoni... Qentë e Sharrit gjatë ditës nuk i sulmojnë njerëzit”, na thatë një bari, teksa shikon se si kishim mbetur të frikësuar. Ndërkohë, nga majat e bjeshkëve zdirgjej tufa prej 180 dele mjelëse, të përcjella nga bariu tjetër, si dhe pesë qenë të Sharrit, të cilët vazhdimisht vrojtojnë terrenin e hapur, ngase këtu shpeshherë paraqiten edhe ujqërit.
Afër torishtës, barinjtë ishin të gatshëm për t’i mjelë delet, punë kjo rutinore për ta.
Bekimi, filloi rrëfimin për jetën e tij si blegtor, si dhe hallet e shumta me të cilat përballet. Njëkohësisht edhe ankohet se askush nuk ka çarë kokën për ta. “E kemi pasur shumë vështirë. Na ka munguar në tërësi mbështetja institucionale, ndërsa qumështi i nevojitet mjaftë Kosovës, sepse aktualisht konsumohet qumështi me cilësi të dyshimtë nga vendet e rajonit”, thotë ai, duke mos e mohuar ndihmën që kanë marrë nga institucionet në vitin që sapo kemi lënë pas. “Sivjet, me anë të disa subvencioneve nga ministria, diç ka filluar të lëvizë për të mirë”, thotë ai, për të shtuar se, megjithatë, e do këtë zeje, të cilën e kanë ushtruar me pasion edhe të parët e tij. Bekimi flet edhe për vështirësitë rreth sigurimit të tregut për plasimin e prodhimeve blegtorale dhe shitjes së qengjave. Sipas tij, është mjaft e vështirë ta hulumtosh tregun, si dhe ta transportosh qumështin, kur shpesh ndodh që ta japin atë me çmim të pavolitshëm. Ndërkaq, ai thotë se shitja e leshit të deleve, tashmë është e pamundur. E tëra kjo, sipas tij, krijon vështirësi të papërballueshme për blegtorët e rrallë, të cilët ende mbijetojnë në këto troje, ku numri i deleve në këtë komunë ka pësuar rënie drastike. “Dikurë, në këto anë, kullotnin rreth 50 mijë krerë dele, ndërkaq sot kjo shifër sillet rreth 7-8 mijë. Blegtorët e sotëm këtë zeje tani e ushtrojnë vetëm nga pasioni, e jo për qëllime përfitimesh, siç ka qenë dikur. Është kjo edhe një hallkë e rritjes së papunësisë, e cila në këtë komunë ka marrë përmasa shqetësuese”, konstaton ai.
Vizituam edhe “baçillën” e tij, ku përgatitet djathi i njohur i Sharrit! Çdo gjë aty ishte e pastër, ngase pogaçet e djathit të Sharrit që i përgatit ky blegtor duhet të kënaqin shijen e konsumatorëve, të cilët për çdo vit e blejnë atë. “Nuk e kam vështirë për t’i shitur pogaçet e djathit, sepse me cilësinë e tij, janë të kënaqur të gjithë myshterinjtë. Por, për të arritur besimin e tyre, nevojitet një punë me zell dhe përkushtim”, rrëfen Bekimi.
Në përfundim të bisedës, ai sërish thekson se blegtorët gjatë 24 orëve janë në gjendje gatishmërie, për t’u përkujdesur për delet. Prandaj, siç thotë, djersa e tyre meriton mbështetje institucionale. Ndryshe, shton ai, blegtorët një ditë mund të dorëzohen. 
Bekim Qemaledini ka shumë dele, por edhe më shumë halle. Ai thotë se nuk e kupton faktin që deri më tash askush nuk ka çarë kokën për këtë degë të rëndësishme të ekonomisë, e cila, sipas tij, është duke i numëruar ditët e fundit.
Këtë blegtor të pasionuar, rrallë se mund ta gjej njeri në shtëpi, ngase pjesën më të madhe të kohës, ai  e kalon lartë në bjeshkët e Sharrit, ku përkujdeset për delet e tij, pa të cilat thotë se nuk mundet, ngase është mishëruar me këtë profesion, ndonëse nuk është edhe aq i lehtë. Rrugëtimi ynë deri në bjeshkë, ka zgjatur disa orë. Me tu ngjitur në lartësinë mbidetari mbi një mijë metra, të lehurat e qenve të paralajmërojnë se shumë afër kopesë. “Mos u frikësoni... Qentë e Sharrit gjatë ditës nuk i sulmojnë njerëzit”, na thatë një bari, teksa shikon se si kishim mbetur të frikësuar. Ndërkohë, nga majat e bjeshkëve zdirgjej tufa prej 180 dele mjelëse, të përcjella nga bariu tjetër, si dhe pesë qenë të Sharrit, të cilët vazhdimisht vrojtojnë terrenin e hapur, ngase këtu shpeshherë paraqiten edhe ujqërit.

Share