• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Enjte, 07 Janar 2010 08:38

Dragash
- Dje u bë konstituimi i asamblesë së re komunale të Dragashit, ku nën drejtimin e këshilltarit më të vjetër, Naim Baxhakut, 27 këshilltarë janë betuar solemnisht se do t’i kryejnë me nderë dhe besnikëri detyrat e tyre prej deputeti.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve të nëntorit, 27 ulëset e asamblesë komunale të Dragashit, do t’i zënë 9 këshilltarë të PDK-së, po aq edhe nga LDK-ja, 3 të koalicionit “Vakat”, 2 të AAK-së, ndërkaq nga një ulëse do ta kenë katër subjekte më të vogla: LDD, AKR, GIG dhe SDA.
Betimin solemn në këtë seancë e ka dhënë edhe Salim Jenuzi, i zgjedhur sërish për kryetar komune.
Dragash - Sasia e ujit nga të reshurat atmosferike, ka përshkuar një pjesë të madhe të rrugëve, pas fillimit të shkrirjes së shpejtë të borës, trashësia e së cilës arriti deri në 30 centimetra.
Tafil Krasniqi, drejtor i drejtorisë komunale për shpetim tha se, përkundër faktit që është intervenuar në pastrimin e rrugëve nga bora, kapaciteti i madh i ujit, si pasojë e shkrirjes së saj, ka bërë që komunikacioni me vështirësi të zhvillohet, për shkak të ujit të madh që kishte kapluar rrugët.
Sot, sipas meteorologëve, pritet gjendje më e mirë në të gjitha rrugët, ndërkohë që edhe temperaturat do të sillen mbi 0 shkallë të celsiusit dhe nuk do të ketë ngrica.
Dragash - Në sondazhin më të fundit që është organizuar nga shtëpia jonë informative, përmes votës së lirë të qytetarëve në ueb-faqen e radios, shumica e anketuesve janë përgjigjur se pas zgjedhjeve lokale, secili duhet t’i kthehet punës së vetë. Gjithsejtë 59.5 % e anketuesve janë përgjigjur se, më së miri është që secili t’i kthehet punës dhe veprimtarisë së vet. Ndërkaq, 31.7% janë të mendimit se nga këto zgjedhje nuk presin asgjë.
Prej gjithsejtë 126 anketuesve, dhjetë prej tyre janë shprehur se do t’i presin dobitë nga këto zgjedhje.
Deçan - Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, nga Manastiri i Deçanit, ku po merr pjesë në ceremoninë e Krishtlindjeve Ortodokse, ka përçuar mesazhe për pajtim.
I pyetur nga gazetarët, nëse e sheh integrimin e Kosovës në BE, si shtet të vetëm, apo bashkë me Serbinë, ai ka thënë se, nuk do të dëshironte të shihte vetëm Serbinë në BE, por të gjitha vendet e rajonit.
Tadiq, ka dërguar nga Manastiri i Deçanit një, mesazh paqeje për të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjet Ortodokse, por edhe për ata që nuk i festojnë, duke vlerësuar se Krishtlindjet shënojnë një periudhë për pajtimin e atyre që janë në përçarje.
Vizita e tij në Deçan është përcjellë me një protestë të qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë kundërshtuar ardhjen e tij në Kosovë, përkundër faktit se Qeveria e Kosovës e lejoi këtë vizitë.
Prishtinë - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, zhvilloi dje bisedë telefonike me udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, presidentin Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha, të cilëve u shprehu shqetësimin e thellë të popullit dhe të institucioneve të Kosovës për përmbytjet e shkaktuara, ditëve të fundit në disa rrethe të Shqipërisë.
Gjatë këtyre bisedave, Sejdiu informoi Topin dhe Berishën se Kosova ka marrë vendim që të dërgojë në Shqipëri Njësitin e kërkim- shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’u ndihmuar zonave të përmbytura.
Prishtinë - Një njësit që përbën efektivin e Kërkim-Shpëtimit nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, është nisur drejtë Shqipërisë, për të ndihmuar popullsinë e rajonit të Shkodrës, në përballjen me vërshimet e jashtëzakonshme që kanë përfshirë këtë pjesë të vendit. Ky reagim i FSK-së, për të ndihmuar pjesën veriore të Shqipërisë, ka ardhur pas thirrjes zyrtare që Qeveria e Shqipërisë i ka bërë Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas deklarimit të NATO-s për arritjen e kapaciteteve të para operacionale, kjo është hera e parë që FSK-ja merr pjesë në një mision humanitar, jashtë shtetit.
Gjakovë - Gjakova do t'i ndihmojë me 10 mijë euro banorët e zonave të përmbytura të Shkodrës dhe Lezhës, të cilët këtyre ditëve po ballafaqohen me vështirësi të mëdha.
Kryetari komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, dje bëri të ditur se Kuvendi Komunal i Gjakovës, duke e parë gjendjen e rëndë të këtyre zonave, ka ndarë 10 mijë euro për nevojat emergjente të banorëve si dhe ka ofruar edhe ekipe të zhytësve dhe ndihma tjera teknike, për t’iu ndihmuar banorëve të këtyre zonave.
Ulqin
- Banorët e fshatrave në breg të lumit ndërkufitar “Buna”, në zonën e Anës së Malit të komunës së Ulqinit, ndjehen të kërcënuar nga përmbytjet, ndërkohë që kanë filluar përgatitjet për evakuimin dhe strehimin e përkohshëm të tyre.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, thotë se hapja e portave të shkarkimit të ujit nga hidrocentralet e Shqipërisë, ka ndikuar që Buna të dalë nga shtrati.
Ndërkohë, drejtoria e kompleksit të hotelit “Mediteran” në Ulqin, pronare e të cilit është një kompani e mërgimtarëve në Çikago, ka hapur dyert për të gjithë personat dhe familjet e rrezikuara nga përmbytjet në fshatrat e bregut të Bunës që ndodhen në territorin e komunës së Ulqinit.
Share