• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Lajmet BLIC - edicioni i dytë |
e Enjte, 07 Janar 2010 19:23 |
Dragash - Sasia e ujit nga të reshurat atmosferike dhe nga shkrirja e borës, pas përshkimit të rrugëve, sot është shterur dhe gjendja në të gjitha rrugët është më stabile. Kështu bëjnë të ditur organet përkatëse komunale, ndërkohë që meteorologët parashohin se as gjatë natës nuk do të ketë ngrica. Megjithatë, ata paralajmërojnë ngasësit e automjeteve që të kenë më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve të tyre. Nesër, sipas meteorologëve, do të kemi mot të mirë dhe pa të reshura, ndërkohë që temperaturat do të sillen mbi 10 shkallë të celsiusit.
Dragash - Në sondazhin më të fundit që është organizuar nga shtëpia jonë informative, përmes votës së lirë të qytetarëve në ueb-faqen e radios, shumica e anketuesve janë përgjigjur se pas zgjedhjeve lokale, secili duhet t’i kthehet punës së vetë.
Gjithsejtë 59.5 % e anketuesve janë përgjigjur se, më së miri është që secili t’i kthehet punës dhe veprimtarisë së vet. Ndërkaq, 31.7% janë të mendimit se nga këto zgjedhje nuk presin asgjë.
Prej gjithsejtë 126 anketuesve, dhjetë prej tyre janë shprehur se do t’i presin dobitë nga këto zgjedhje.
Pragë - Ndarja e Kosovës nuk është më temë tabu, por duhet kuptuar se pala kosovare për tri komunat veriore do të kërkonte Preshevën, me çka Beogradi nuk pajtohet, ka vlerësuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Daniel Serwer, nga Instituti Amerikan për Paqe.
Duke folur për sfidat dhe perspektivat e Ballkanit, Serwer ka vlerësuar se gjërat në Kosovë kanë shkuar relativisht mirë, në kuptimin që nuk janë vërtetuar parashikimet më të këqija.
Rezoni i tyre, sipas Serwerit, është se Kosova tash është shtet i pavarur dhe, nëse është e pakënaqur me situatën e tashme, mund të ulet dhe të bisedojë me Serbinë. “Zaten, nëse Kosova dhe Serbia, si dy shtete sovrane, dëshirojnë të bisedojnë për këtë çështje, këtë mund ta bëjnë, sepse shtetet sovrane mund të diskutojnë edhe për çështjen e territoreve”, vlerësoi Serwer.
Prishtinë - Kuvendi i Republikës, nesër do të mbajë një seancë solemne, në shenjë respekti për mikun e Kosovës, presidentin kroat, Stipe Mesiq, i cili do të mbaj fjalim para deputetëve, në kuadër të vizitës zyrtare që do t’i bëj vendit tonë.
Presidenti kroat, Mesiq, paraprakisht do të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.
Po ashtu ai do të shpallet edhe Qytetar Nderi i Prishtinës, si dhe do të nderohet me "Medaljen e Pavarësisë" nga Presidenti Sejdiu.
Prishtinë - Një njësit që përbën efektivin e Kërkim-Shpëtimit nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, është nisur drejtë Shqipërisë, për të ndihmuar popullsinë e rajonit të Shkodrës, në përballjen me vërshimet e jashtëzakonshme që kanë përfshirë këtë pjesë të vendit.
Ky reagim i FSK-së, për të ndihmuar pjesën veriore të Shqipërisë, ka ardhur pas thirrjes zyrtare që Qeveria e Shqipërisë i ka bërë Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pas deklarimit të NATO-s për arritjen e kapaciteteve të para operacionale, kjo është hera e parë që FSK-ja merr pjesë në një mision humanitar, jashtë shtetit.
Ulqin - Banorët e fshatrave në breg të lumit ndërkufitar “Buna”, në zonën e Anës së Malit të komunës së Ulqinit, ndjehen të kërcënuar nga përmbytjet, ndërkohë që kanë filluar përgatitjet për evakuimin dhe strehimin e përkohshëm të tyre.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, thotë se hapja e portave të shkarkimit të ujit nga hidrocentralet e Shqipërisë, ka ndikuar që Buna të dalë nga shtrati.
Ndërkohë, drejtoria e kompleksit të hotelit “Mediteran” në Ulqin, pronare e të cilit është një kompani e mërgimtarëve në Çikago, ka hapur dyert për të gjithë personat dhe familjet e rrezikuara nga përmbytjet në fshatrat e bregut të Bunës që ndodhen në territorin e komunës së Ulqinit.
Prishtinë - Mentor Zhdrella i skuadrës së Hysit, është shpallur futbollist i vitit 2009, pasi fitoi më se shumti pikë nga trajnerët e elitës së futbollit tonë, ndërsa pas tij u rendit futbollisti i Prishtinës, Behar Maliqi.
Në këtë eveniment sportiv, mysafir ishin edhe drejtuesit e Federatës se Futbollit Shqiptar si dhe ai i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Enis Zaberxha është zgjedhur golashënuesi më i miri në futbollin tonë, i cili ka realizuar 21 gola, kurse trajneri më i mirë është shpallur Erdogan Celina i klubit futbollistik nga Prizreni, “Liria”. |