• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
EULEX dhe ICO, nuk i njohin paralelizmat!
e Enjte, 07 Janar 2010 19:37
Radio_SHARRI_-_EULEX_-_01Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, nuk i njohin fare, madje i quajnë të papranueshme, strukturat paralele serbe në Kosovë, apo, siç thuhet, strukturat që kanë për qëllim t’i minojnë institucionet e Republikës së Kosovës. Megjithatë, përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë theksojnë se forca nuk është mjet që mund të zgjidhë këtë problem.
Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Andy McGuffie, jep vlerësimin e institucionit që ai përfaqëson, në lidhje me këtë temë: “Kosova ka një sistem legjitim gjyqësor, sikurse që ka struktura legjitime në fusha të tjera të qeverisjes. Ne mendojmë se veprimet, të cilat janë destruktive dhe të dizajnuara për t’i minuar strukturat legjitime të Kosovës, përfshirë ato të gjyqësorit, janë të papranueshme”, ka thënë McGuffie për Radion “Evropa e Lirë”.
Qëndrimit të ICO-së i bashkëngjitet edhe misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit, EULEX. Zwdhwnwsi Christophe.Lamfalussy, thekson se në asnjë vend në Bashkimin Evropian, nuk ka dy sisteme gjyqësore që veprojnë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend. “EULEX-i nuk i njeh të ashtuquajturat struktura paralele serbe. Mandati ynë është i qartë dhe derivon nga Plani i përbashkët i veprimit i 27 vendeve, anëtare të BE-së, sipas të cilit ne jemi këtu për t’i asistuar institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit”, thotë Lamfalusi, duke përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës në këtë drejtim. “Ne besojmë se dialogu është rruga më e mirë dhe jo përdorimi i forcës”, thekson ai.
Nga ana tjetër, koordinatori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, pohon se nuk do të ketë ndërhyrje të dhunshme ndaj strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, sepse, sipas tij, institucionet serbe në Kosovë kanë probleme të shumta të brendshme. “Dobësimi i Beogradit e bën të pakuptimtë ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtinës, të cilat nuk kanë nevojë të rrezikojnë ashpërsimin e situatës. Konfliktet ushtarake apo demonstratat e mëdha politike, do të dëshmonin se bashkësia ndërkombëtare nuk është në gjendje ta udhëheqë Kosovën”, ka vlerësuar Janjiq, në një prononcim për Radion “Deutsche Welle”.
Beogradi, kohë më parë, bëri emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në veri të Mitrovicës, veprim ky që nxiti reagime të ashpra në Prishtinë, ku nuk është përjashtuar as përdorimi i forcës për t’i shuar strukturat e tilla, jolegale.
Janjiq është i mendimit se zhvillimet e fundit në vendbanimet serbe, dëshmojnë se në Kosovë është transferuar lufta e brendshme e partive politike në Serbi, që sipas tij, është më e rëndësishme se vetë Kosova. “E quaj të mundur që ata, të cilët udhëheqin strukturat paralele në veri, e madje edhe në pjesën qendrore të Kosovës, tani flasin për gjoja cenimin e serbëve dhe mund të bëjnë përpjekje që përmes ndonjë konflikti, për shembull në Shtërpcë, Novobërdë apo në Mitrovicë, të justifikojnë ekzistencën e tyre”, tha Janjiq.
Share