• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i dytë
e Premte, 08 Janar 2010 17:58

Dragash
- Janë bërë 19 muaj, qysh se industria “Rematex”, dikur “Dratex”, i vetmi objekt  industrial në Dragash, ka rifilluar prodhimin, pas marrjes me qira të këtij objekti nga një kompani turke.
Edhe pse ndërmarrja turke ankohen në disa pengesa, me të cilat përballen, duke përmendur energjinë elektrike jo stabile, si dhe mungesën e lehtësirave të ndryshme, të cilat janë premtuar me rastin e rifillimit të prodhimit, megjithatë sukseset nuk mungojnë. Sherafetin Karahoda, menaxher i fabrikës, është shprehur se të gjitha obligimet ndaj shtetit, janë duke u kryer, por që edhe shteti duhet t’i kryej obligimet e veta ndaj kësaj kompanie. Sipas tij, numri i punëtorëve tashmë ka arritur shifrën mbi 300, dhe se pretendohet që ky numër të shtohet në të ardhmen.
Prishtinë - Evropa Juglindore nuk ka alternativë tjetër, pos hyrjes në integrimet euro atlantike, dhe kjo do të ndihmojë që Evropa të bëhet faktor më i madh i paqes, sepse Evropa e bashkuar do të hapë kufijtë e saj, ka thënë presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, pas takimit që zhvilloi në prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin ka biseduar për raportet bilaterale ndërmjet dy shteteve, si dhe për synimet për integrime në strukturat euroatlantike.
Kryeministri Thaçi ka çmuar lart kontributin e presidentit kroat, Mesiq, për paqen dhe stabilitetin e rajonit, si dhe për lirinë e Kosovës, duke thënë se qëndrimi i presidentit kroat ka qenë gjithherë që të kontribuohet për paqe në rajon.
Prishtinë - Duke iu drejtuar Parlamentit të Kosovës, gjatë një seance solemne, të thirrur për nder të tij, presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, tha se vizita e tij në Kosovë ishte interpretuar në mënyra të ndryshme. Por, ai tha se vjen në Kosovë si mik i shqiptarëve, i serbëve dhe popujve të tjerë dhe se kjo vizitë nuk ishte e drejtuar kundër askujt. “Federata jugosllave është shkatërruar dhe dihet botërisht se me fajin e kujt është shkatërruar. Rrota e historisë nuk kthehet pas dhe se as Kosova nuk mund të rikthehet në Serbi”, tha Mesiq, duke shtuar se arkitektura e këtij rajoni, është e përfunduar dhe i tërë rajoni duhet të integrohet në Bashkimin Evropian.
Prishtinë - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, e ka dekoruar sot presidentin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq, me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e presidentit Sejdiu, i cili e ka pritur presidentin Mesiq me nderimet më të larta shtetërore. Të dy presidentët kanë parakaluar para Gardës Ceremoniale, ndërsa më pas kanë zhvilluar një takim, në fund të të cilit edhe presidenti Sejdiu i ka dorëzuar mikut të madh të Kosovës, presidentit Mesiq, dekoratën e lartë, e cila u jepet qytetarëve të Kosovës dhe atyre të huaj, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Beograd - Koalicioni i shoqatave të refugjatëve në Serbi, tha se vizita e Presidentit kroat, Stipe Mesiq në Kosovë, është ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë dhe nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. “Vizita e paralajmëruar e Presidentit në ikje të Kroacisë në Kosovë, është direkt ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë”, thuhet në një komunikatë për media të Koalicionit të shoqatave të refugjatëve serbë, i cili përbëhet nga 48 shoqata.
Prishtinë - EULEX-i po shqyrton mundësinë e dërgimit, siç thuhet, sa më të shpejt të prokurorëve dhe gjyqtarëve kosovarë në gjykatat e veriut të vendit. Zëdhënësja Christina Herods nuk saktësoi, nëse EULEX-i po zhvillon bisedime me Beogradin, pas emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga ana e Këshillit të lartë gjyqësor të Serbisë, por tha se po trajtojnë me kujdes këtë çështje.
Ndërkohë, në gjykatat në veri, aktualisht EULEX-i vepronë vetëm me tre gjyqtarë dhe tre prokurorë, ndërkohë që gjyqtarët shqiptarë të Mitrovicës, të zhvendosur në Vushtrri, trajtojnë vetëm lëndë emergjente.
Prishtinë - Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë nuk i njohin fare, madje i quajnë të papranueshme strukturat paralele serbe në Kosovë, apo, siç thuhet, strukturat që kanë për qëllim t’i minojnë institucionet e Republikës së Kosovës.
Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Andy McGuffie, tha se Kosova ka një sistem legjitim gjyqësor, sikurse që ka struktura legjitime në fusha të tjera të qeverisjes. Ne mendojmë se veprimet, të cilat janë destruktive dhe të dizajnuara për t’i minuar strukturat legjitime të Kosovës, përfshirë ato të gjyqësorit, janë të papranueshme.
Qëndrimit të ICO-së i bashkëngjitet edhe misioni i Bashkimit Evropian për forcimin dhe sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
Prishtinë - Një person, rreth 40 vjeçar nga Gjakova, pasi ka vrarë një grua rreth moshës 36 vjeçare, para shtëpisë së saj, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.
Në afërsi të Stacionit Policor të Gjakovës, dyshohet se personi ka bërë vetëvrasje me armë zjarri, ku edhe është gjetur trupi i pajetë i tij.
Vdekjen, në të dy rastet, e ka konfirmuar mjeku, i cili ka dalë në dy vendet e ngjarjes. Zeqir Kelmendi, zyrtar për Media pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, tha se është konfiskuar arma, me të cilën dyshohet se është kryer vepra, ndërkohë që më urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Share