• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Mërkurë, 13 Janar 2010 10:50

Bresanë
- SHKA “Bresana” shënoi 10 vjetorin e riaktivizimit të saj, ku u tha se kjo shoqëri ka mbetur e vetmja në kultivimin e folklorit burimor opojan, duke marrë pjesë në shumë festivale brenda dhe jashtë vendit, ku pothuajse asnjëherë nuk është kthyer pa shpërblime.
Në një solemnitet rasti, ku ishin të ftuar edhe etnomuzikologu Bahtir Sheholli dhe koreografi, Dilaver Kryeziu, Fejsal Shaqiri, kryetar i SHKA “Bresana”, tha se kjo shoqëri kulturo-artistike, me shumë sukses ka kultivuar vlerat e mirëfillta të folklorit autentik opojan, duke i shpalosur në vazhdimësi ato para artdashësve, brenda dhe jashtë vendit.
Prizren - Një person 36 vjeçar vdiq dje, pasi mori lëndime të rënda me thikë, në fshatin Xërxë të Rahovecit, ndërsa një person tjetër është lënduar në këtë incident, konfirmoi policia rajonale e Prizrenit. Zëdhënësi, Hazir Berisha, tha se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, pasi policia e Gjakovës ka informuar policinë në Prizren, se një i lënduar ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Berisha tha se viktima kishte marrë plagë vdekjeprurëse, nga goditjet me thikë.
Prizren - Suspendohen dy policë të Trafikut Rajonal në Prizren, pas një ankese të një qytetari, i cili kishte deklaruar se dy policë të Trafikut, i kanë marrë atij pesë euro dhe një shoferi kamioni 20 euro. Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, tha se hetimet kanë filluar në lidhje me këtë rast dhe se sektori kundër krimeve ekonomike, ka nisur hetimet në lidhje me veprën, marrje të ryshfetit. Berisha ka thënë se dy policët janë suspenduar, deri në përfundimin e hetimeve.
Prizren - Prizreni, në mëngjesin e sotëm ka nisur kontingjentin me ndihma materiale, për zonat e përmbytura nga vërshimet, në rrethin e Shkodrës. Këto ndihma janë grumbulluar nga institucionet lokale, komuniteti fetar dhe ai i biznesit, ndërsa solidarizim kanë treguar edhe vetë qytetarët prizrenas, duke grumbulluar gjësende ushqimore dhe higjieniko-sanitare.
Një pjesë e ndihmave, janë mjete të ndara nga kreu i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili nga buxheti komunal ndau 15 mijë euro.
Prishtinë - Në raportin e fundit të “Freedom House”, Kosova është zhvendosur, nga territoret e diskutueshme në kategorinë e shteteve sovrane.
Gordon Bardosh, analist për Ballkanin në këtë organizatë, ka thënë se vendimi u mor, duke marrë parasysh faktet në terren, ku Kosova ka shpallur pavarësinë dhe se mbi 60 vende e kanë njohur shtetësinë e saj. “Në këto kushte, Freedom House, në raportin e fundit vendosi që ta pranonte Kosovën si shtet”, tha Bardosh në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Prishtinë - Ish-kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi, ndodhet në gjendje kome, pas një aksidenti që ka pësuar në Bullgari, gjatë skijimit. Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryetare e AKR-së, e konfirmoi ngjarjen, duke thënë se arsyeja përse AKR-ja deri më tash nuk ka njoftuar, në lidhje me këtë aksident, ndërlidhet me gjendjen e vështirë psikike, në të cilën ndodhet familja e kolegut të tyre. “Aksidenti ka ndodhur më 2 janar, në Bullgari, ku Gashi ka pësuar thyerje të dorës, këmbës dhe aktualisht ka tronditje, por gjendja e tij është stabile”, tha Lila.
Share