• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Juliana Pasha, mbështetet në Zotin! |
e Premte, 15 Janar 2010 21:00 |
![]() “Nuk mundem pa ty” ishte titulli i këngës fituese, në edicionin e sivjetmë të festivalit në RTSH, e cila këngë është kompozuar nga Ardit Gjebrea, që është edhe autor i tekstit, së bashku me Pirro Çakon, kurse orkestrimin e ka bërë Shpëtim Saraçi.
Qëllimi i këngëtares Pasha është që së paku të arrijë në finale në Eurosong, prandaj thotë se ndjen përgjegjësi të madhe. “Sigurisht, në dashtë Zoti të dal sa më mirë, të paktën të jemi në finale, dhe më pas, le të bëhet ashtu si ta ketë vendosur Zoti. Unë i besoj vetëm atij. Andaj, e kam lënë çdo gjë në dorën e tij”, shton Juliana.
Festivali evropian i këngës “Eurosong 2010”, do të zhvillohet në fund të muajit maj, në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.
E lindur më 20 maj 1980, Juliana i përket shenjës së horoskopit “Demi”, prandaj konsiderohet si njëra nga këngëtaret më të vendosura shqiptare, duke bërë që me zërin e saj karakteristik të fitoj shumë çmime të para.
Ajo doli në skenë për herë të parë në vitin 1998, ne Festivalin e RTSH-së, me këngën: "Në këngën time u çlodha". Një vit më vonë, ajo sërish në po të njëjtin festival merr pjesë me këngën "Dëgjoji zërat e largët", ku vlerësohet nga këngëtarja e madhe shqiptare, Vaçe Zela, me çmimin "Zëri i ri më mirë".
Tashmë Juliana ka bërë më shumë se një dekadë në skenën shqiptare dhe gjithmonë është vlerësuar për zërin e saj të fuqishëm dhe për këndim perfekt, Lve. Ka marrë pjesë në “Mikrofoni i Artë”, ku këngët e saj "Flas me natën”, “Nuk Mjafton të dua” dhe “Milje larg", janë vlerësuar me çmime të ndryshme.
Ne vitin 2005, ajo merr pjesë për herë të dytë në "Kënga Magjike", me këngën "Ti unë", ku vlerësohet me çmimin "Çesk Zadeja". Në vitin 2007 merr çmimin e tretë në Festivalin e RTSH-së, me këngën "Qiell i ri", kompozuar nga Endri Sina dhe Sajmir Braho. Ky vit ishte mjaft i suksesshëm për Julianën, pasi në "Kënga Magjike 2008" u vlerësua me çmimin e Kritikës, për këngën “Një mijë arsye”, e kompozuar nga Shpetim Saraçi. Në festivalin e RTSH-së, me këngën "Një jetë", në duet me Luis Ejllin, Pasha u vlerësua me çmimin e Dytë.
Shqipërinë, në evenimentin “Eurovizioni 2010”, Juliana pasha e përfaqëson me këngën "Nuk mundem pa ty", pasi ajo fitoi në Festivalin e 48-të në RTSH.
|