• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Fëmijët në Kosovë, jetojnë në varfëri!
Nga: Evropa e Lirë   
e Diel, 17 Janar 2010 00:42
Radio_SHARRI_-_VarferiaShumë fëmijë në Kosovë jetojnë në kushte të rënda sociale, apo lindin të varfër. Kështu thonë përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, që merren me mbrojtjen e fëmijëve. Sipas këtyre organizatave, kushtet e rënda të familjeve, bëjnë që këtyre fëmijëve t’u mungojnë gjërat elementare për jetë, duke llogaritur edhe ushqimin kualitativ për moshën e tyre.
Një nga dy fëmijët e të gjitha komuniteteve në Kosovë, jetojnë në kushte të vështira sociale, apo jetën e fillojnë në varfëri. Këto të dhëna dalin nga një raport i Fondit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). Johanes Vedening, shef i këtij fondi, thotë se familjet e këtyre fëmijëve, nuk kanë mundësi për t’iu siguruar ushqim cilësor për moshën e tyre. “Nëse merret parasysh vija absolute, një nga dy fëmijë jetojnë në varfëri, që do të thotë në një ambient me 1.42 euro në ditë. Ndërkaq, në familjet që jetojnë në varfëri ekstreme, që shpenzojnë më pak se një euro në ditë, çdo i pesti fëmijë jeton në kushte të vështira”, shpjegon Vedening, duke shtuar se për të kuptuar varfërinë e fëmijëve, nuk mjafton të shqyrtohen të dhënat e varfërisë absolute, por duhet të analizohen në mënyrë specifike, vetëm të dhënat e varfërisë së fëmijëve.
Në lidhje me këtë, ai tregon disa nga qytetet në Kosovë, ku fëmijët kanë kushte më të vështira. “Ajo që ne kemi vënë re është se, nëse lind në një familje, e cila ka katër e më shumë fëmijë, gjasat janë më të mëdha të jetë fëmija i varfër. Rrjedhimisht, po të ishe fëmijë në një familje që jeton në Ferizaj dhe Mitrovicë, do të jetojë në një familje, pjesëtarët e së cilës janë të papunë ose punojnë herë pas here”, thotë Vedening, duke shtuar se varfëria tek fëmijët ndikon në jetën normale të tyre dhe ka efekte negative edhe në zhvillimin e përgjithshëm në të ardhmen.
Edhe në Institucionin e “Avokatit të Popullit”, pohojnë se shumë fëmijë në Kosovë jetojnë në varfëri. Igballe Rrahmani, nga Grupi për të Drejtat e Fëmijëve në këtë institucion, thotë se ka shumë ankesa të prindërve, për kushtet e rënda, në të cilat jetojnë dhe që nuk kanë mundësi për të siguruar gjërat elementare për fëmijët e tyre. “Prindërit ankohen. Kërkojnë ndihmë që të bëhet strehimi i tyre, ngase nuk kanë strehim dhe jetojnë në kushte të rënda. Ata shpesh vijnë dhe ankohen se kanë fëmijë me nevoja të veçanta. Pavarësisht kësaj, nuk kanë mbështetjen e duhur nga ana e institucioneve përkatëse, të cilat e kanë për obligim t’iu ofrojnë ndihmë dhe strehim këtyre familjeve”, thekson Rrahmani.
Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se për të zbutur sado pak këtë gjendje, mbi 35 mijë familje kosovare, me mbi 155 mijë anëtarë, marrin asistencë sociale, nga 40 deri në 80 euro në muaj, ku 60 për qind prej tyre janë fëmijë. Muhamet Gjocaj, nga kjo ministri, sqaron se kusht kryesor për ta gëzuar këtë ndihmë, është që familja të ketë fëmijë, nën moshën 5 vjeç. “Ne e kemi bërë këtë kriter dallues që mund ta realizojnë vetëm ata që kanë fëmijë të vegjël, nën moshën 5-vjeçare. Janë rreth 80 mijë fëmijë në këto familje me asistencë sociale. Gjithashtu, kemi edhe 615 fëmijë, për të cilët paguajmë strehim familjar tek të afërmit e tyre, që kanë mbetur, si pasojë e luftës apo rrethanave të ndryshme, pa të dy prindërit. Kemi një kontingjent tjetër të fëmijëve të braktisur fare nga prindërit e tyre dhe paguajmë nga 150 euro për kokë fëmije, tek familjet strehuese”, sqaron Gjocaj.
Ndryshe, Igballe Rrahmani thotë se varfëria te fëmijët është arsyeja kryesore që shumë nga ta janë të detyruar të punojnë punë nga më të ndryshmet, duke rrezikuar kështu edhe mirëqenien e tyre.
Share