• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Piratët italianë, i vjedhin shqiptarët!
e Diel, 17 Janar 2010 01:59
Radio_SHARRI_-_Bankomat1Dy piratët italianë, që kanë bastisur dhjetëra llogari bankare me karta krediti të klonuara, kanë qenë “profesionistë” të kësaj fushe. Prokuroria e Tiranës, e cila ka marrë në dorë hetimet, pas arrestimit të Luca Calvias dhe Gabriele Pasqualinos, të dy 25-vjeçarë nga Gjenova e Italisë, deklaron prova, se ata e kryenin këtë aktivitet të paligjshëm, edhe në shtetet tjera të rajonit. “Dyshohet se Calvias dhe Pasqualinos kanë grabitur me karta krediti edhe në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë, apo edhe vende të tjera të Ballkanit”, deklarojnë të dhënat nga Prokuroria e Tiranës. Sipas tyre, në ditët pasuese do t’i dërgojnë kërkesa për informacione këtyre shteteve, për të bashkëpunuar në hetimin e këtij grupi.
Hetuesit shqiptar dyshojnë se grupi ka funksionuar në mënyrë të organizuar, duke u përhapur në të gjitha vendet fqinje të Shqipërisë, por edhe më gjerë. Si “përfaqësues” në Shqipëri kishin ardhur Luca Calvias dhe Gabriele Pasqualinos, megjithatë ka të dhëna se edhe persona të tjerë mund të kenë grabitur në Shqipëri me karta të klonuara. Burimet nga Prokuroria e Tiranës thanë se materialet e policisë për këtë grup kanë mbërritur dhe po hetohen nga zyra e Task-Forcës kundër krimit ekonomik. Dosja do të hetohet nga prokurori, Armand Gurakuqi, i cili ka drejtuar edhe hetimet për grupin shqiptar që klononte karta krediti, të arrestuar gjatë operacionit “Matrix”, të cilët vodhën rreth 1.5 milionë euro.
Hetimet janë shtrirë edhe më gjerë, pas arrestimit të tyre. Fakte të reja kanë dalë në dritë edhe nga oficerët e policisë gjyqësore. Nga të dhënat e tyre, mësohet se ky grup, këtë aktivitet kriminal, e kryente për herë të dytë në Shqipëri. Burimet policore shpjegojnë se për herë të parë, ata kanë ardhur në Shqipëri gjatë muajit shtator 2009. Gjatë asaj kohe, ata kanë qëndruar në Shqipëri për katër ditë. Sipas policisë, për një kohë kaq të shkurtër, ata kanë kryer mbi 750 transaksione. Por, jo të gjitha kanë qenë të suksesshme. 400 prej tyre kanë mbetur në tentativë, ndërsa 350 transaksione janë kryer me sukses. Me këto transaksione, ata kanë tentuar të tërheqin rreth 15 milionë lekë, por kanë marrë vetëm gjysmën e tyre.
Sipas të dhënave më të reja, ata kanë arritur që nga 350 transaksionet e kryera, të përfitojnë 8 milionë lekë. Gjatë asaj kohe, ata kanë përdorur 250 karta të klonuara, të cilat i përshtatnin, pasi vidhnin kodet nga serverët e bankës. Ndërsa për herën e dytë, pavarësisht se policia ende nuk ka nxjerrë një shifër konkrete se sa është vjedhja, mësohet se janë përdorur mbi 100 karta. Nga të dhënat e mbledhura, duke kontaktuar edhe me pikat kufitare, ka rezultuar se dy italianët e arrestuar kanë hyrë në Shqipëri më 9 janar.
Share