• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Mërkurë, 20 Janar 2010 09:13

Dragash
- Nxënësit e Shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, mësimet po i vijojnë në kushte komode, pas një problemi që ndodhi në fillim të javës, në lidhje me ngrohjen qendrore.
Hajri Ramadani, drejtor komunal i Arsimit, ka thënë se është njoftuar nga drejtori i kësaj shkolle, Fikri Misini, për problemet me ngrohjen qendrore dhe se menjëherë ka intervenuar. Ramadani tha se për ngrohjen e këtij objekti ka siguruar 10 tonelatë derivate, sasi kjo e cila do të mjaftojë që nxënësit të mos kenë probleme me ngrohjen.
Dragash - Për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë, rrugët lokale të komunës së Dragashit janë mbërthyer nga akulli, duke vështirësuar kështu qarkullimin e automjeteve.
Ndërkaq, rrugët rajonale nuk paraqesin vështirësi dhe se ato, sipas pohimeve të vetë shoferëve, po mirëmbahen me kujdes nga firma e kontraktuar.
Kamionët e Shërbimit komunal për Emergjencë, nuk kanë dalë në terren, pasi trashësia e borës nuk është aq e madhe, ndërkaq hedhja e kripës në këto rrugë, ende nuk është e mundur, thonë zyrtarët e këtij shërbimi.
Avni Nebiu, drejtor i Administratës komunale dhe Personelit, ka bërë të ditur se komuna do ta siguroj një borëpastrues, i cili do të ketë edhe mekanizmin për hedhjen e kripës.
Leposaviq - Policia në Leposaviq, ka ndaluar një automjet, në bazë të planit të veprimit, ndërsa identifikon dhe sekuestron një pistoletë pa municion.
Policia ka rastisur një femër 20 vjeçare, pa dokumente identifikimi, e cila, së bashku me ngasësin e automjetit, është dërguar në stacionin policor për verifikim të identitetit të saj.
Gjatë kontrollit të sigurisë, në çantën e vajzës, është gjetur një pistoletë me kalibër 6.35 milimetër, por pa municion.
Ngasësi i automjetit, banor i Leposaviqit, ka pranuar se arma e gjetur është pronë e tij, ndërsa ai kishte kërkuar nga pasagjerja që armën ta fuste në çantën e saj, me qëllim të fshehjes nga policia.
Prishtinë - Qeveria e Kosovës thotë se nuk do të përdorë forcën për implementimin e një strategjie, e cila është duke u hartuar për integrimin dhe funksionimin e shtetit edhe në veriun e vendit, të banuar më shumicë serbe.
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, tha se të gjitha pikat e kësaj strategjie – fuqizimi i sundimit të ligjit, reformimi i pushtetit lokal, instalimi i qeverisjes lokale në tri komunat e veriut, si dhe përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike me investime të veçanta - do të implementohet paralelisht.
Prishtinë - Me rastin e njëvjetorit të ditës zyrtare të themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nesër në të gjitha kazermat e FSK-së, do të jetë shënohet “Dita e hapur“ për të gjithë qytetarët e interesuar, ku do të ketë pritje të organizuar të zyrtarëve dhe qytetarëve të rëndomtë, për t’i njoftuar rreth misionit dhe të arriturave njëvjeçare të kësaj force.
Në këtë ditë, qytetarët që do t’i vizitojnë kazermat e FSK-së në tërë vendin, ku do të kenë mundësinë që të informohen për gjërat që ju interesojnë, në lidhje me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Share