• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Sensualiteti i Rovana Stefës në kalendar!
e Premte, 22 Janar 2010 10:04
Radio_SHARRI_-_Rovena_StefaKëngëtarja Rovena Stefa ka realizuar një kalendar për vitin 2010, duke u shfaqur kësaj radhe edhe si fotomodele. Në disa prej fotografive, Rovena shfaq sensualitetin e saj, me veshje transparente, poza këto që janë bërë tek liqeni artificial i Tiranës, ku temperatura ishte vetëm 10 gradë. Në një prononcim për Radio Sharrin, menaxherja e Rovenes, Elisa, tha se këngëtarja ka qenë shumë e impenjuar me koncerte, kryesisht jashtë vendit, prandaj u detyrua që të bëj fotografi të stilit verorë, në ditë të ftohta. “Për shkak të këtyre angazhimeve, ajo e kishte shtyrë për disa muaj projektin e saj të parë të këtij lloji, prandaj mbeti që disa prej fotografive të realizoheshin në ditët e ftohta të dimrit”, tha Elisa.
Fotografi nga Kosova, Nexhat Berhami, e fotografonte Rovenën për herë të parë, por këndvështrimi i tij ka bërë që ajo të ketë në arkivin e saj disa fotografi të veçanta. Sipas projektit, Rovena kishte planifikuar që në kalendar të ketë foto të bëra nga tre fotografët më të njohur shqiptarë, si Fadil Berisha, Nexhat Behrami dhe Feliks Bilani. Gjithsecili ka arritur të tregojë një Rovenë ndryshe, ku fashioni, sensualiteti, ekstravaganca dhe klasikja, duket sikur rrinë shumë mirë krah njëra-tjetrës. Nexhati ka arritur ta paraqesë Rovenën në një natyrë poetike, në paqe me vetveten. Po ky fotograf, me guxim e ka risjellë Krishtin në disa foto të Rovenës, e cila shfaqet me veshje të bardhë e të gjatë, tejet melankolike dhe me një fytyrë ujë e sapun.
Vetë këngëtarja Stefa tregon se Nexhati, duke qenë vetë model, përveçse fotograf, di të jetë kreativ me aparatin e tij dhe të nxjerrë më të mirën nga shkrepjet që bën.
Këngëtarja ka vendosur që këtë set fotografish, ta vendosë në një kalendar, e që është hera e parë të realizoj një projekt të tillë.
E pyetur për fotot dhe për sensualitetin që ato përcjellin, menaxherja e Rovenës, Elisa, tha për Radio Sharrin, se ato kanë një përmbajtje të pranueshme për mentalitetin e shqiptarëve, duke marre parasysh faktin që kalendari hyn edhe nëpër familje, ku gjatë një viti kalendarik shfaqen pamjet e saj. “Natyrisht se është i pranueshëm edhe për familje, përpos lokaleve publike! Fotografitë e Rovenës nuk shfaqin erotizëm, siç kanë tentuar t’i paraqesin disa, por vetëm sensualitetin e saj”, tha Elisa.  
Ndryshe, Rovena sapo ka publikuar edhe një këngë te re, së bashku me videoklipin e saj, me titull: "Tundi Vallet". Kjo këngë i dedikohet çdo gëzimi familjar, sidomos dasmave. Videoja është realizuar nga "Max Production" dhe është kompozuar nga vetë Rovena, me tekst të Arben Dukës. Rovena shprehet e kënaqur nga i gjithë ky aktivitet, e në veçanti me projektin e parë “Kalendari 2010”, që rezultoi të jetë i suksesshëm në tregun shqiptar, përkundër disa kritikave për shfaqjen e tepruar të “pasurisë” që ka ajo, vijën e trupit, të cilin do ta dëshironte çdonjëri.
Share