• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i dytë
e Premte, 22 Janar 2010 18:58

Dragash
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të mbështesë sektorin e pemëtarisë në Dragash, përmes subvencioneve me fidane të mollës, të varieteteve të ndryshme.
Flamur Sylejmani, zyrtar i lartë në Drejtorinë komunale të Bujqësisë, tha se për këtë subvencion është vendosur, duke pasur parasysh faktin se komuna jonë ka sipërfaqe të bollshme dhe mjaft të përshtatshme për pemëtari. “Fermerët e komunës sonë duhet ta shfrytëzojnë këtë mbështetje të mirëseardhur nga Ministria”, tha Sylejmani.
Përfitues të këtij subvencionimi, sipas tij, do të jenë të gjithë ata, të cilët posedojnë sipërfaqe për mbjelljen e pemëve, prej 0.5 deri në 2 hektarë. Afati për aplikim do të përfundojë me 5 shkurt.
Prishtinë - Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka pritur sot sekretarin e shtetit të Austrisë, Reinhold Lopatka, i cili premtoi ndihmën e shtetit austriak për ngritjen e Universitetit të Prizrenit. Kuçi tha se ka marrë zotimin për investime në Universitetin e Prizrenit nga shteti i Austrisë, si dhe është biseduar për mundësinë që Austria ta ndihmojë Kosovën në mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar, në veçanti, në kuadër të Unionit Evropian, në mbështetje për njohjen e shtetësisë sonë edhe nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë.
Mitrovicë - Policia e Kosovës ka arrestuar në veri të Mitrovicës dy të rinj, të përkatësisë etnike serbe, të dyshuar për përfshirje në disa raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.
Gjatë bastisjes së shtëpive të tyre, policia ka zbuluar sasi të konsiderueshme të eksplozivit dhe armatimit. Hetuesit policorë të skuadrës rajonale për hetime të krimeve serioze, fillimisht kanë zbatuar një urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, për kontroll të shtëpisë së njërit nga të dyshuarit në veri të Mitrovicës, njoftoi Besim Hoti, zëdhënës i policisë në Mitrovicë.
Dyshohet se dy të arrestuarit, janë të përfshirë në bashkëveprim të, së paku, tri rasteve të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në veri të Mitrovicës, përkatësisht në lagjen Kodra e Minatorëve dhe në rrugën “Ivo Llolla Ribar”, në veri të Mitrovicës, në dhjetor të vitit të kaluar.
Nju Jork - Këshilli i Sigurimit diskuton sonte mbi raportin më të ri të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, për Kosovën.
Kreu i OKB-së, në raportin e rregullt tremujor, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të fokusohen në bashkëpunimin rajonal dhe t'i lënë anash shqetësimet mbi statusin e Kosovës.
Vendi ynë përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ndërkaq Serbia do të prezantohet nga presidenti i saj, Boris Tadiq.
Tiranë - Edhe gjatë këtij viti, Shqipëria ka lënë prapa shumë nga fqinjët e saj, sa i përket ritmit të rritjes ekonomike. Banka Botërore ka parashikuar që këtë vit, Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike prej 3 për qind, nivel ky më i lartë në rajonin tonë. Ndërsa gjatë vitit 2009, ky tregues mendohet se ka qenë 2.2 për qind. Në raportin e quajtur “'Perspektiva e ekonomisë botërore”, banka jep një analizë të detajuar të të gjitha ekonomive botërore dhe impakteve që ka patur kriza në to.
Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Shqipërisë do të vijë duke u rritur gradualisht, deri në 4.7 për qind, në vitin e ardhshëm.
Salzburg - Në Austri është shkatërruar një bandë 13-anëtarëshe, e cila, sipas policisë austriake, që nga janari i vitit të kaluar, ka transferuar ilegalisht drejt vendeve të BE-së rreth 700 shqiptarë nga Kosova.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, policia austriake, respektivisht njësia speciale “Kobra” dhe policia në Salzburg, kanë arrestuar 13 pjesëtarë të kësaj bande, e cila përbëhet nga 11 shqiptarë nga Kosova, një bullgar dhe një austriake.
Share