• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Fshati Bresanë bëhet me QMF moderne |
e Hënë, 25 Janar 2010 22:37 |
![]() Avni Nebiu, drejtor i Drejtorisë komunale të Administratës dhe Personelit, ka bërë të ditur se, për realizimin e këtij projekti, pos 18 mijë eurove të shpenzuara në vitin 2006, janë siguruar edhe 42.504.50 euro nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, si dhe 34 mijë nga investimet kapitale të vetë Komunës së Dragashit.
Në këtë mënyrë, sipas Nebiut, është bërë e mundur që të zgjidhet ky problem jetik për mbrojtjen shëndetësore të shumë banorë nga kjo anë.
Edhe drejtori i Drejtorisë komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Dragash, Ramadan Jashari, ka thënë se ndihet i lumtur që më në fund ky projekt i shumëpërfolur ka përfunduar. “Deri më tani, kjo QMF ka funksionuar në një barakë, të ngritur para katër dekadash, në të cilën kohëve të fundit janë ofruar shërbimet mjekësore në kushte tejet të vështira”, ka theksuar Jashari. |