• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i dytë
e Martë, 26 Janar 2010 15:32

Dragash
- Hetues Rajonal dhe Njësia speciale Operative, sot ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Rapçë, ku janë gjetur dhe sekuestruar një mori dokumentesh të qytetarëve të Kosovës, si letërnjoftime, pasaporta, certifikata të ndryshme, libreza ushtarake, libreza shëndetësore, certifikata nënshtetësie, certifikata kurorëzimi, si dhe një pushkë gjahu pa leje të vlefshme.
Pas një hetimi dymujorë, janë siguruar informacione të besueshme, se Rufat Destani nga fshati Rapçë e Gorës së Dragashit merret me kontrabandë me njerëz.
I dyshuari është arrestuar dhe, në konsultim me prokurorin, është ndaluar në polici, ndërkohë që hetuesit po punojnë për të zbuluar, nëse ka pasur edhe falsifikime dokumentesh.
Dragash - Sot është nënshkruar marrëveshja për koalicion midis degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) në Dragash. Sipas kësaj marrëveshje, dy subjektet politike janë pajtuar që LDD-ja të udhëheq me një Drejtori komunale, por nuk është saktësuar se cila nga këto drejtori do t’i takojë këtij subjekti politik.
Njëkohësisht, në marrëveshje parashihet që programet e dy subjekteve politike të harmonizohen, në mënyrë që udhëheqja komunale të jetë më funksionale.
Nënshkruesit e marrëveshjes, Salim Jenuzi, në emër të PDK-së, dhe Vahidin Halili, në emër të LDD-së, janë zotuar se ky koalicion do të jetë i vlershëm deri në përfundim të mandatit katërvjeçar, i cili është certifikuar pas zgjedhjeve të nëntorit.
Dragash - Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, sot ka shfuqizuar vendimin e datës 24 dhjetor të vitit të kaluar, me të cilin kishte zgjatur orarin e punës për Zyrën e Ofiçarisë në Dragash, Zyrën e Pranimit dhe Zyrën e Tatimit në Pronë.
Punëtorët e këtyre shërbimeve, nga sot i kthehen orarit të rëndom, pasi fluksi i qytetarëve nga mërgata, të cilët kërkonin këto shërbime, tashmë ka rënë.
Më 24 dhjetor të vitit të kaluar, kryetari Jenuzi pat marrë vendim që këtyre zyrave komunale t’iu zgjatet orari, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve nga mërgata, të cilët, gjatë pushimeve të tyre në vendlindje, pajiseshin edhe me dokumentacione personale.
Dragash - Të enjten mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Dragashit, në të cilën do të shqyrtohen pesë pika të rendit të ditës, përfshirë edhe pikën e fundit, e cila është rezervuar për eventualitete.
Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit dhe komitetet komunale, ndërkohë që do të debatohet edhe për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës.
Në pikën e katërt të rendit të ditës, pritet të zgjidhet edhe nënkryetari i Komunës, nga radhët e minoriteteve.
Prishtinë - Policia e Kosovës ka ndaluar sot edhe një delegacion qeveritar të Beogradit, i cili kishte hyrë në Kosovë dhe po zhvillonte aktivitete politike, pa leje të autoriteteve të Prishtinës.
I ashtuquajturi zëvendësministër për Kosovë e Metohi, në Qeverinë e Serbisë, Borislav Ristiq, është ndaluar nga Policia në rajonin e Pejës, bën të ditur Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Ai saktësoi se Ristiq, gjatë ditës së sotme, do të dëbohet për në Serbi.
Ndërkohë, mediat lokale serbe raportojnë se delegacioni nga Beogradi ndodhej në një takim me serbët e kthyer në fshatin Dersnik të Klinës.
Njëra nga radiot lokale serbe, bëri të ditur se, përveç Ristiqit, janë ndaluar edhe përfaqësuesi i kësaj ministrie, Borislav Tajiq, drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicë dhe Miladin Gjuroviq, i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Klinës.
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, i ka dëshiruar sot mirëseardhje ambasadorit të ri të Republikës së Francës në Prishtinë, Jean François Fitou, në takimin e parë njohës që ka zhvilluar me të.
Duke vlerësuar lartë ndihmën dhe përkrahjen e Francës për Kosovën, si dhe bashkëpunimin e mirë të ndërtuar në mes të dyja vendeve, kryeministri Thaçi është angazhuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.
Ambasadori Jean François Fitou, ndërkaq, është shprehur se do të angazhohet për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Beograd - Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka thënë se Pieter Feith është lobist i një pjese të bashkësisë ndërkombëtare, e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Feith, sipas tij, është lobist i këtyre shteteve, dhe lufton për forcimin e ndikimit të Prishtinës në tërë territorin e Kosovës. Strategjia e tij, sipas Janjiqit, është pjesë e përpjekjeve të fundit për shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në mbarë Kosovën. “Beogradi nuk duhet të merret me Feithin, por duhet të hapë më në fund dialogun me Brukselin rreth Kosovës. Serbia duhet t’ia arrijë qëllimit që Komisioni Evropian të merret me Kosovën dhe jo Piter Feith, në mënyrë që të mos realizohet kërcënimi i tij, që kusht për hyrjen e Serbisë në BE, të jetë edhe njohja e Kosovës”, ka thënë Janjiq.
Prishtinë - Agjentët e “Guardia di Finanza”, në Itali, kanë arrestuar sot katër shtetas të Shqipërisë, në kuadër të një hetimi kundër trafikut dhe shpërndarjes së kokainës në këtë vend.
Korrespondentja jonë në Itali, Anila Kadija, njofton se, përveç personave të arrestuar, 10 të tjerë, 7 shqiptarë dhe 3 italianë, janë denoncuar në prokurori.
Mësohet se hetimet kishin filluar, pas arrestimit në shtatorin e kaluar të një shtetasi italian, i cili u kap në zotërim të një sasie kokaine.
Prishtinë - Filatelia e Postës së Kosovës, lansoi sot edicionin më të ri të pullave postare, me titull “Kinematografia kosovare”.
Ky edicion përmban gjithsej tri pulla postare, me figurat e yjeve të kinematografisë kosovare, si Faruk Begolli, Abdurrahman Shala dhe Melihate Qena.
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se Posta ka nxjerrë edhe “Zarfin e Ditës së Parë”, me të njëjtën temë, bllokun filatelik dhe fletëpalosjen.
Të gjitha këto produkte të Postës së Kosovës, klientët do t’i gjejnë në të gjitha pikat shitëse të PTK-së, thuhet në këtë njoftim.
Share